Blushi: Arrestimi i vonuar i Veliajt, SPAK po mbulon veprimet e tij të paligjshme duke orientuar debatin tek shpenzimet e bashkëshortes
I ftuar në emisionin "Ora e Betit", Ted Blushi ka komentuar arrestimin e vonuar të Erion Veliajt dhe veprimet e SPAK-ut, ku sipas tij vijon të shërbej si zgjatim i rilindjes dhe totalisht në shërbim të Edi Ramës.
"Ky arrestim është shumë i vonuar, duhet të kishte ndodhur 8 vite më parë, më 27 mars 2017 kur u bë publike firma e paligjshme Veliajt që i hapi udhën inceneratorit fantazmë të Edi Ramës.
Së dyti, nuk tregon asgjë tjetër veçse strukturën kriminale SPAK që vijon të shërbej si zgjatim i rilindjes dhe totalisht në shërbim të Edi Ramës.
Rama është kreu i Rama- formës që prodhoi këtë strukturë kriminale në shërbim të axhendave politike personale dhe elektorale të Edi Ramës.
Së pari, dua të nënvizojë që debati apo përpjekja për të diskutuar sesa shpenzime perverse ka kryer bashkëshortja e Veliajt është vullneti i SPAK-ut për të orientuar debatin në këtë këndvështrim.
Në vlerësimin tim nuk është asgje tjetër veçse një tentativë për të amnistuar Erion Veliajn nga veprimet e tij të shëmtuara nga hajdutëritë e përbindëshme ne krye të Bashkisë së Tiranës", u shpreh Blushi.