Bllokimi i gazetarëve shqiptarë në kufi/ Rama: Situatë absurde për arsye të panjohura

Kryeministri Edi Rama, në takim me shqiptarët në Selanik, u ndal tek bllokimi për disa orë i gazetarëve shqiptarë në kufirin me Greqinë.

Ai tha se kjo situatë është absurde, ndërkohë shtoi se Shqipëria nuk është bërë pengesë për gazetarët grekë për të hyrë në territorin shqiptar.

“Dua t’ju shpreh keqardhjen të gjithë gazetarëve të ardhur dje nga Shqipëria për të ndjekur këtë takim, të cilët u bllokuan për disa orë në kufi, për arsye të panjohura për ne, por dua të falënderoj ministrin e jashtëm grek, për ndërhyrjen e tij për zhbllokimin e një situate absurde, që s’mund t’i ndodhë asnjë gazetari grek në kufirin hyrës të Shqipërisë”, tha ai.

EMISIONET