BKH kontrolle dhe sekuestrime në pronat e familjes Veliaj, Çollaku: Erion Veliaj është paditësi i gruas dhe vëllait të tij

Oficerë të Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë mësyrë dy ditë më parë për kontroll në banesën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

5 oficerë të BKH-së, me mandate kontrolli, kanë shkuar rreth orës 8 të mëngjesit në banesën e Veliajt, por janë përballur me një situatë të pazakontë, pasi kryebashkiaku apo familjarë të tij, nuk kanë pranuar t'u hapin derën për kontroll

Gazetari Basir Çollaku, nga studioja e ‘Kafe Shqeto’ u shpreh se  përfaqësuesit duhet të kishin shkuar në zyrën e bashkisë edhe nëse dera do ishte e mbyllur me një komision të hartuar, po nga prokurori që ishte në vendngjarje mund të thyenin edhe derën sepse e kanë ligjërisht këtë të drejtë e të futesh brenda.

"Natyrisht një numër i madh dosjesh që janë aty, por që nga vitit 2020 ose dhe më herët ka data të precedimeve penale ne shohim që SPAK e  ka me shumë mundim të mbërrijë nga ‘Zogu i Zi’ te bashkia dhe kjo është një shenjë e brendshme e përplasjes së Ramës me Veliajn", u shpreh Çollaku.

BKH kontrolle dhe sekuestrime në pronat e familjes Veliaj, Çollaku:

Basir Çollaku: "Ajo që pamë aty brenda mua mu duk që Struktura e Posaçme, (SPAK) është prekur nga ‘Black Friday’, kontroll me ulje, mos të shkojmë gjithëkund dhe mos ta bëjmë të gjithë njëherësh.

Kjo ishte pak teatrale dhe diçka inferiore në aksionin e BKH dhe strukturës së posaçme të premten.

Ata rrinin si roje para shtëpisë së kryebashkiakut dhe edhe pse kanë të gjithë të drejtën ligjore për të thyer çdo derë që vendimi i Gjykatës jua mundëson kontrollin, duhet ta kishin bërë.

Kam biseduar me shumë prokurorë dhe ndihen të befasuar që ky kontroll ‘i sheqerosur’ i ditës së premte nuk shkoj si duhet.

Ata duhet të kishin shkuar në zyrën e bashkisë edhe nëse dera do ishte e mbyllur me një komision të hartuar, po nga prokurori që ishte në vendngjarje mund të thyenin edhe derën sepse e kanë ligjërisht këtë të drejtë e të futesh brenda.

Kemi zotin Veliaj, të vëllain, bashkëshorten nënën e bashkëshortes e cila prej 5 vitesh janën nën hetim.

Pra vetë Veliaj është paditësi i bashkëshortes dhe i vëllait, që i ka denoncuar në SPAK, por duke i lidhur bizneset e tyre me bashki, i bie që ata e kanë paditësin në familjen e tyre.

Natyrisht një numër i madh dosjesh që janë aty, por që nga vitit 2020 ose dhe më herët ka data të precedimeve penale ne shohim që SPAK e  ka me shumë mundim të mbërrijë nga ‘Zogu i Zi’ te bashkia dhe kjo është një shenjë e brendshme e përplasjes së Ramës me Veliajn".

EMISIONET