Betohet gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese Holta Zaçaj
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Janar 2023, 13:42
U zhvillua sot përpara Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, ceremonia e betimit e anëtarës së Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj.
Pas ekzekutimit të himnit kombëtar dhe leximit të vendimit përkatës të emërimit të saj nga Gjykata e Lartë, gjyqtarja Holta Zaçaj bëri betimin:
“Gjatë kryerjes së detyrave të mia do t’i qëndroj kurdoherë besnike Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.”
Presidenti Begaj i uroi suksese zonjës Holta Zaçaj në detyrën e re.