Betimi i Trump si president i SHBA-së/ Berisha: Sot një ditë e madhe jo vetëm për Amerikën, por për gjithë botën
Diplomati, Mal Berisha në një intervistë në Ora Neës u shpreh se sot është një ditë e madhe jo vetëm për Amerikën, por për të gjithë botën pas betimit si president të SHBA-së të Donald Trump.
Berisha: Unë mendoj se sot është një ditë e madhe jo vetëm për Amerikën por për të gjithë botën.
Pasi kemi parë tre mandate progresistësh në Shtëpinë e Bardhë, duke filluar me Obamën dhe duke vazhduar me Biden.
Të cilët e kanë çuar botën në një kurs tmerrësisht regresiv në emër të progresivitetit.
Mandatet e Obamës përmenden për humbjen e rolit të Amerikës në arenën ndërkombëtare.
Pastaj mandati i Biden kuptohet me një axhendë e cila kishte në themel shkatërrimin e familjes.
Tërhoqi në mënyrë të turpshme pra Amerikën nga Afganistani.
Imponoi vaksinat dhe veprimet e tjera të cilat nuk janë në politikat e djathta të atij shteti.
Amerika dhe vendet Perëndimore nuk jetojnë dot pa emigracionin