Berisha: Vlora Hyseni e SHISH ka urdhëruar që informacionet të kalojnë fillimisht te Rama

Ish kryeministri, Sali Berisha në fjalën e tij përpara protestuesve është shprehur kurse një muaj më parë, Vlora që e kuptoni vetë më mirë të quhej me çdo emër tjetër dhe jo Vlorë, e mori pasi e shkarkuar nga Shërbimi Informativ në Kosovë, urdhëron drejtoritë të mos dërgojë asnjë informacion askund tjetër, por çdo informacion që të kërkojë policia, prokuroria apo institucione të tjera, ta dërgojë njëherë të kryeministria, të Engjëll Agaçi dhe pastaj ata ta kalojnë.

Fjala e Berishës:

Një muaj më parë, Edi Rama jep urdhër në kundërshtim flagrant me ligjin e Shërbimit Informativ Kombëtar.

Ligji detyron shërbimin, të dhënat që ai mbledh në punë e sipër për kriminalitetin, për korrupsionin, për vepra kërcënuese, për terrorizëm, etj, me ligj ai ia kalon institucioneve ligjzbatuese.

Kurse një muaj më parë, Vlora që e kuptoni vetë më mirë të quhej me çdo emër tjetër dhe jo Vlorë, e mori pasi e shkarkuar nga Shërbimi Informativ në Kosovë, urdhëron drejtoritë të mos dërgojë asnjë informacion askund tjetër, por çdo informacion që të kërkojë policia, prokuroria apo institucione të tjera, ta dërgojë njëherë të kryeministria, të Engjëll Agaçi dhe pastaj ata ta kalojnë.

A nuk është ky një kontroll i tmerrshëm policesk? A nuk është ky një akt antiligjor? A nuk është kthimi i SHISH në një vegël të verbër të Edi Ramës?

A nuk janë këto së bashku mekanizma të një diktature që bazohet në krimin dhe drogën?

Miqtë e mi, sonte ishte një natë për rikujtuar martirët intelektualë, por edhe njëherë mesazhi i tyre është të ngrihemi në këmbë në betejën pa kthim, në mosbindjen civile, të përmbysim narkoregjimin, të përmbysim levat e tij, organizatat e tij kriminale.

Të rivendosim ligjin, të rivendosim Kushtetutën, të rivendosim të drejtat, të rikthejmë Shqipërinë në rrugën e demokracisë, pluralizmit dhe Europës.

Rrofshi ju, rroftë Shqipëria.

EMISIONET