Berisha: Urime për fitoren, presidentit Donald Trump. Demokratët shqiptarë ndër të rrallët në botë, që e mbështetën haptas
Kryetari i PD-së, Sali Berisha, shprehu sot urimet e tij të përzemërta për presidentin e ri të SHBA, Donald Trump.
'Të dashur miq, këtu demokratët shqiptarë, Sali Berisha në oqeanin elektoral planetar, jeni ndër më të paktët që mbështetët haptas, pa rezervë presidentin Donald Trump dhe zgjedhjen e tij.' u shpreh gjithashtu Berisha.
Berisha: Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta. Mirënjohjen më të pakufijshme, ju misionareve dhe misionarëve të vërtet të kauzës së drejtë të dinjitetit, lirive të njeriut, interesit kombëtar, vlerat universale të njeriut të lirë.
Përshëndetje të përzemërt oratorëve të kësaj platforme, që çdo natë shpërndajnë në të katërta anët e vendit të vëvretat e narkoregjimit të Edi Ramës.
Por sot, këtu në emër tuaj, të PD, të opozitës shqiptare i uroj, i përcjell urimet më të përzemërta presidentit të 47-të të SHBA-ve, z.Donald Trump për rikthimin e tij më të jashtëzakonshëm të të gjitha kohërave.
Një përshëndetje të përzemërt qytetarëve të SHBA-ve për votën e tyre, të cilët votuan dje për vlerat më sublime, më të arrira që njerëzit e lirë ndajnë njëri me tjetrin, kombet e lira nderojnë dhe respektojnë.
Votuan dje, në një botë me luftra dhe të pasigurtë për Donald Trump, udhqheqësin që më shumë se kushdo tjetër premton dhe garanton paqe, prosperitet, zhvillim.
Mirënjohje të pakufijshme për ata që votuan për burrin e madh të kombit amerikan, mbrojtës kryesor i vlerave tradicionale konservatore në SHBA dhe në botë.
Të dashur miq, këtu demokratët shqiptarë, Sali Berisha në oqeanin elektoral planetar, jeni ndër më të paktët që mbështetët haptas, pa rezervë presidentin Donald Trump dhe zgjedhjen e tij.
Vetëm 5 ditë më parë në një studio televizive do të më pyesnin: për cilin je? Përgjigja e prerë: për Republikanët.
Miq, dua të jem i sinqertë me ju. Nuk kisha asnjë parashikim timin, sepse siç e patë ju kundër Donald Trump-it u përdorën aktet më të rënda. U dëmtua dy herë në mënyrë mizore jeta e tij, vetëm e vetëm që ai të mos ishte presidenti i 47-të i SHBA-ve.
Nga ana tjetër, ndaj tij lëshoheshin etiketat më të pamerituara. Një njeri që qeverisi, drejtoi Amerikën për 4 vite dhe që nuk burgosi, nuk paditi një gazetar të vetëm, kundërshtar të tij, një njeri që i bëri amerikanët më të pasur, më të sigurtë, e demonizonin çdo ditë në shkallën më ekstreme me epitetet nga më të turpshmet.
Mblidhnin mbarë botë të shprehej kundër tij. Edi Rama organizonte takime gjoja me diasporën për të lobuar për kundërshtarin politik etj, etj.
Pra, nuk ishte e mundur për mua të parashikoja se cili do të ishte fitimtari, por kodi i nderit dhe i marrëveshjes kërkonte që unë t’u qendroja atyre, pavarësisht nga çdolloj rezultati dhe çdlloj çmimi.
Nuk e bëra deklaratë për veten time, jo absolutisht. E bëra për ju, demokrate dhe demokratë, për opozitaret dhe opozitarët. E bëra për për shqiptarët dhe shqiptaret.
E bëra për ju, sepse ai që mund të quhet kovodi moral i kohërave, Xhorxh Soros dhe doktrina e tij kanë shndërrua Shqipërinë në laboratorin eksperimental të shkatërrimit të vlerave, të shkatërrimit të familjeve, të ndërtimit të narkoshtetit, të përzënies së shqiptarëve nga Shqipëria.
Atë prononcim, atë thirrje për anëtarët e PD, mbështetësit e saj në SHBA, nuk e bëra për veten time, as për të ndërhyrë në zgjedhje të kujt, por e bëra sepse Shqipëria, republika e drogës dhe e Xhorxh Sorosit përjetoi një nga krimet më të rënda, dramat më të mëdha, grushtin e shtetit kundër opozitës shqiptare.
Atë prononcim, atë thirrje për anëtarët e PD, mbështetësit e saj në SHBA, nuk e bëra për veten time, as për të ndërhyrë në zgjedhje të kujt, por e bëra sepse Shqipëria, republika e drogës dhe e Xhorxh Sorosit përjetoi një nga krimet më të rënda, dramat më të mëdha, grushtin e shtetit kundër opozitës shqiptare.
Grushtin e shtetit kundër opozitës shqiptare në një vend që midis të gjitha vuajtjeve të shekujve dhe mijëvjeçarëve, vuajtjen më të madhe kishte patur mungesën e demokracisë.
Grushtin e shtetit kundër një vendi partner, anëtar i NATO-s, një vend që kishte bërë me zemër të hapur, kishte vendosur një bashkëpunim luajal me SHBA-të, por tani për monstrën Xhorxh Soros, duhej që të gjitha pushtetet t’i kalonin montrës, Edi Rama.
Duhej që Shqipëria të mos kishte opozitë, duhej të fshihej, të fshihej historia e Shqipërisë. Duhej këtu, që ambasadorja e Xhorxh Sorosit, Yuri Kim të fshihte historinë, të thërriste për arrestime persekutime me diplomatë të tjerë.
Duhej pra, Shqipëria të mos kishte opozitë, por vetëm banda, kriminelë dhe esmenë antishqiptarë.
Atëherë, më thoni ju mua, a nuk do u tradhëtoja unë ju, a nuk do tradhëtoja unë interesat shqiptare, në qoftë se nuk do bëja thirrje shqiptarëve, anëtarëve, mbështetës të PD të votonin për Donald Trump-in?
Miqtë e mi, fitorja e Donald Trump-it është goditja në zemër e një përbindëshi, e kryekorruptorit të planetit, e kryecensorit të planetit, Xhorxh Soros.
I dërgoj një përshëndetje të përzemërt Elon Musk, që deklaroi sonte se do i përkushtojë betejën e tij, betejës kundër Sorosit, kundër kësaj të keqeje që ka zëvendësuar marksizmin, kundër globalizmit që shkatërron kombe dhe familje.
Miqtë e mi, Zoti e deshi që të ketë disa ngjashmërira midis opozitës shqiptare dhe opozitës së SHBA-ve, presidentit Donald Trump.
Edi Rama, Taulant Balla, etj., goditën tek shkon në miting me objekt hekur me qëllimin e verbër që Sali Berishës t’i shuhej zëri, të mos fliste dot.
Donald Trump-i, po në publik kërkuan t’i mirrnin jetën ata që donin të përcaktonin presidentin e SHBA-ve, jo me votën e amerikanëve, por me dhunën më të egër njerëzore.
Dhe pasi dështuan, e përsëritën përsëri. Ndaj edhe u thashë, 5 ditë përpara zgjedhjeve, deklarova se mbështesim kandidatin e Partisë Republikane, pa qenë të sigutë se ç’do të ndodhte më vonë.
Por, drejtësia e Xhorxh Sorosit në SHBA është turpi i Amerikës dhe turpi i njerëzimit. Përveç Shqipërisë, nuk ekziston kund në botë, sepse prokurorët që bënin fushatë me reklamat televizive se do ta pjekim në hell po u zgjodh Donald Trump-i.
Formuluan ndaj tij akuza monstruoze, njëlloj si këta prokurorë, qenie mercenare që konsiderojnë korrupsion pagesat e vajzës për të atin, të deklaruara. Bamirësitë për fëmijët që kanë nevojë për mjekim.
Monstrat janë monstra kudo që ndodhen. Ato kanë verbërinë njerëzore.
Miqtë e mi, a nuk e ndaloi Edi Rama emrin tim në fletën e votimit?
A nuk ia ndaluan Donald Trump-it emrin në disa shtete në fletën e votimit?
A është e vërtetë kjo, apo jo? Na morën vulën. Pra, ngjashmërira kemi.
Po së fundmi, a nuk përdorën McGonigalin, ky tradhëtar i flliqur, i shitur i kombit të tij që vjen korruptohet në zyrat e Edi Ramës. Zyrtari i agjencisë më të fuqishme të botës.
A nuk ishte ky, MCGonigal që persekutoi shpifje e trilloi për dosjen ruse për Donald Trump-in?
Gjë që ai e tha dhe mbeti epike: le kalbet në ferr gjer në fund, tha Donald Trump për McGonigalin.
Ne themi: le të kalbet McGonigali bashke me Edi ramën deri në fund!