Berisha: Si një ndëshkim për këtë komb, 36-vjetori gjen në pushtet të birin e xhelatit të Havzi Nelës, Edi Ramën

Kryetari i PD-së, Sali Berisha në fjalën e tij drejtuar mbështetësve të tij u shpreh se si një ndëshkim i madh për këtë komb, si një ndëshkim i madh për liritë e shqiptarëve, ky 36 vjetor gjen në pushtet, të birin e xhelatit të Havzi Nelës, Edi Ramën.

Berisha: Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta, ju misionareve dhe misionarëve të kauzës së drejtë, kauzës së lirisë, dinjitetit, votës së lirë të qytetarëve shqiptarë.

Luftëtarëve të vendosur kundër formës më të egër, më ç’njerëzore të diktaturës së bazuar në bandat, krimin, drogën, vjedhjen e qytetarëve shqiptarë, diktatura e Edi Ramës.
Të dashur miq!

Sot mbarë shqiptarët përulen me nderimin më të madh para veprës, kujtimit, shpirtit të pamposhtur, tribunit të vërtetë të lirive dhe të drejtave njerëzore, poetit disident, Havzi Nela, i cili 36 vite më parë me firmën e diktatorit të fundit komunist, Ramiz Alisë, me firmën e skulptorit xhelat të intelektualëve, Kristaq Rama u var publikisht në qytetin e Kukësit, vetëm një ditë para rënies së murit të Berlinit.

Varja me litar e martirit të fjalës së lirë, e guximtarit legjendë, e atdhetarit të flaktë, përbën një nga aktet më makabre të diktaturës komuniste në grahmat e fundit të saj.

Havzi Nela ishte me poezitë e tij, lajmëtari, ishte lajmëtari i fundit të diktaturës dhe përmbysjes së saj.
Ai me vargjet e tij për liritë dhe të drejtat e njeriut, me vargjet e tij për frymën e Helsinkit, tronditi thellë regjimin e vetëm në Europë që nuk kishte firmosur kartën e Helsinkit duke besuar se në këtë mënyrë do të shpëtonte prej frymës së saj.
Havzi Nela këtë frymë e mishëroi në poezitë e tij të pavdekshme si kushtrim lirie për shqiptarët.

Ai e dinte se diktatori, kryexhelati i regjimit dhe xhelatët e tjerë do ti merrnin jetën. Por për atë më mirë i vdekur, se sa i gjallë në zgjedhën e egër të diktaturës komuniste.

Havzi Nela u var, u përpoqën me të gjitha format ta damkosnin të përhapnin terrorin e varjes së tij, por sot ai dhe përjetë ndodhet në panteonin e lirisë së kombit shqiptar, kurse xhelatët e tij, Ramiz Aliaj, Kristaq Rama digjen në ferrin e turpit të krimit, të terrorit që i shkaktuan kombit të tyre dhe me të cilin urdhëruan varjen e poetit të pavdekshëm.

Miqtë e mi!
Si një ndëshkim i madh për këtë komb, si një ndëshkim i madh për liritë e shqiptarëve, ky 36 vjetor gjen në pushtet, të birin e xhelatit të Havzi Nelës, Edi Ramën.

E kam përsëritur shpesh dhe prap e them, kurrë nuk mund të mbahet përgjegjës djali për veprimet e babait. Por kjo kurrë ka vetëm një kusht, që ai ti dënojë ato.

Kanë kaluar 36 vite dhe Edi Rama jo vetëm që nuk ka dënuar aktin e tmerrshëm të babait të tij biologjik, xhelatit Kristaq Rama, por përkundrazi ka deklaruar se, ai qëndroi në anën e drejtë të historisë.

Sipas Edi Ramës, këtij bastardi që ndan me të atij, moralin e xhelatit, dhuna dhe terrori komunist, lufta e klasave, barbaritë e etërve të tij mbi shqiptarët, paskan qenë ana e drejtë e historisë.

Sipas këtij bastardi, varja e Havzi Nelës, varja publike e poetit disident, që i këndoi lirisë dhe Kosovës, ekzekutimi me gjyq dhe pa gjyq i dhjetëra mijëra shqiptarëve, internimi persekutimi i qindra mijëra të tjerëve, paskan qenë ana e drejtë e historisë, ndërsa kombet që jetonin në liri, paskan qenë në anën e gabuar të saj.

Xhelat, bir xhelati, nuk mund të kesh mendim tjetër ti, përveç këtij.

36 vite më parë kryexhelati Ramiz Aliaj, me xhelatin Kristaq Rama firmosën të varin poetin kundërshtar disident, sepse i këndonte lirisë dhe të drejtave të njeriut që ata i kishin mohuar me kushtetutë.
I këndonte Kosovës së pushtuar që ata e kishin shitur.

Pra, ata ishin për një Shqipëri pa opozitë, por sot pas 36 vitesh, bastardi i xhelatit Kristaq Rama, ka faktuar me qindra herë se nga mëngjesi gjer në darkë, punon si varrmihës i demokracisë për një Shqipëri pa opozitë.

Miqtë e mi!
Pasi ka vendosur të gjithë mekanizmat e asgjësimit të votës së lirë, ka krijuar propagandën e tmerrshme të mashtrimit të shqiptarëve, e cila ditë e natë, shndërrimin e krimit në votë dhe votës në krim, ua servir shqiptarëve si fitore elektorale të Edi Ramës.

Propagandë e cila ndryshimin e qendrave të 1.3 milionë shqiptarëve dhe lënien e qindra mijërave prej tyre pa votuar, ua servir shqiptarëve si fitore të Edi Ramës.

Përdorimin e xhelatëve, e vrasësve serial për të terrorizuar zgjedhësit, ua servir shqiptarëve si fitore të Edi Ramës.
Mos u çudisni miq, sepse propaganda para kësaj, kasaphanën e luftës së klasave e servirte si kulmin e demokracisë.
Këta faqezinj, këta lakej të lidhur këmbë e xhep me diktaturën e bandave dhe krimit, mashtrojnë çdo orë, çdo ditë shqiptarët.

Këta janë raca më e shpifur, këta janë xhelatë të votës së lirë, njëlloj si Edi Rama sepse bëjnë avokaturën e shndërrimit të krimit në votë dhe votës në krim.

Këta bastardë pa moral u servirin shqiptarëve për votë, atë që është dhunë.
U servirin shqiptarëve për votë, atë që është blerje.

U servirin shqiptarëve për votë, atë që është produkt kriminal i shtetit elektoral.
Harrojnë këta mjeranë që mashtrojnë shqiptarët çdo ditë, ndonjëherë edhe me petkun e pseuopozitarit, krimtoavoketër të krimit elektoral.

Harrojnë se me qëndrimet e tyre, se me mashtrimet e tyre, janë shndërruar në vegla të verbërta të shkatërrimit të një kombi, i cili para syve tanë po tretet, po shkatërrohet, po braktis masivisht Shqipërinë.

Miqtë e mi!
Sot sakrifica sublime e Havzi Nelës është më frymëzuese se kurrë.
Sot Shqipëria ka më nevojë se kurrë, për intelektualë të vërtetë, ka nevojë më shumë se kurrë për intelektual të frymëzuar nga Havzi Nela, nga Vilson Blloshmi, nga Genc Leka, nga kollosë shqiptarë që u flijuan për dinjitetin e tyre, u flijuan për të vërtetat e mëdha të Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Sot për çdo shqiptar kushtrimi i Havzi Nelës, thirrja e shpirtit të tij është më e mprehtë, më therëse se asnjëherë.
Sot sakrificat e Havzi Nelës dhe të gjithë atyre mijëra të tjerëve që ranë për fjalën e lirë, për besimin tek Zoti, për besimin tek Shqipëria, për besimin tek familja, është më emergjente se kurrë, më frymëzuese se kurrë.

Sot shqiptarët çdo minutë, çdo orë duhet ti falen Zotit dhe himnit të tyre kombëtar; ja të vdesim ja të rrojmë për liri.
Ky është lajtmotivi i guximtarëve në të gjitha kohërat, i atyre që duan të jetojnë me liri dhe dinjitet, i atyre që duan të punojnë, luftojnë për të ardhmen e tyre dhe vendit të tyre.

EMISIONET