Berisha publikon videon: Policia bashkëpunëtore në vrasjen e djeshme në Kurbin, shefi i policisë së Kurbinit thyen kamerat
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një video nga atentati i djeshëm në Kurbin, ku shënjestër ishte, Ardjan Gjelosh, pronari i një kompanie intertesh.
Sipas Berishës, në vendin e krimit ku mbeti i vdekur ekonomisti i kompanisë, kanë shkuar persona të veshur me uniforma policie.
Sipas denoncimit, autorët që dyshohet të kenë qenë tetë persona i kanë bërë presion rojës së biznesit duke i thënë hape portën se jemi policia.
Postimi i Berishës:
Policia bashkëpuntorë në vrasjen e djeshme në Kurbin.
Qytetarët dixhital akuzojnë direkt narkoshefin e policisë së Kurbinit si organizator të vrasjes.
Lexoni dëshmitë tronditëse dhe shikoni videon e tyre.
-Pershendetje dr po ju njoftoj per detaje të reja qe kanë dal lidhur me ngjarjen që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Kurbin. Sipas burimeve tona nga Kurbini bëhet me dije se autoretë kanë hyrë në biznesin e z. Ardjan Gjeloshi të veshur me uniforma policie. Autorët i kanë bërë presion rojes së biznesit duke i thënë hape përtën se jemi policia.
Autorët e krimit dyshohet se kanë qënë rreth 8 persona të veshur me uniforma policie.
Autorët kanë qënë me dy makina Range Rover si dhe një Mercedez Benz.
Për të arritur deri në atentatin e sotëm atentorët dyshohet se kanë paaur edhe ndihmën e shefit të policisë së Kurbin, Shkëlzen Metushi.
Metushi disa ditë më parë ka shkuar në biznesin e z. ardjan Gjeloshi duke bërë kontrolle të befasishme si formë presioni.
Shkëlzen Metushi dyshohet se i ka ndihmuar autorët duke hequr kamerat që kishte vendosur biznesmeni Gjeloshi në fshtatin Gurrëz dhe Fushë-Kuqe.
Heqja e kamerave nga Shkëlzen Metushi është një ndihmë e fortë që Metushi i ka dhënë atentatorëve.
Bashkëpunimi i policisë, më saktë i shefit Shkëlzen Metushi me krimin në Kurbin coi sot në ngjarjen e rëndë ku një person humbi jetën dhe një tjetër u plagos brenda në biznesin e tij pohojnë burimet nga vendngjarja.
Kjo video tregon sesi shefi i policise kurbin Shkelzen Metushi thyen kamerat nga banesa e biznesmenit Ardjan Gjeloshi qe u plagos diten e djeshme ne Lac.
Shefi Shkelzen Metushi eshte ushtar i Ben Qimes se Fierit. Dhe per llogari te bandave ben terror ne Lac. Edhe ne zgjedhjet e 14 Majit ky Shkelzen Metushi ka kercenuar demokratet.
- Miredita Dr po ju shkruaj ne lidhje me vrasjen e shtetasit Selman Mehana dhe plagosjen e shtetasit Ardian Gjelishit pronar i nje pike inertesh me date 10 - 02 - 2024 ne fshati Gurez te Bashkis Kurbin, informacionet jane se autoret kane qene te veshur me uniforma policie dhe jane prezantuar tek sherbimet e rojes te biznesit si punonjes policie, ka informacione se dy dite para bizesmenit Ardian Gjelloshi i ka shkuar nje leter nga Policia e Kurbinit qe eshte objekt i verifikimit pasurore, si dhe banoret e zones akuzojne shefin e Komesarjatit te Kurbinit se dy dite para ngjarjes jane hequr kamra te sigurise te vendosura ne fshatin Fushe Kuqe dhe Gurres.
Keto jane arsyet qe akuzojne Policin e Kurbint.