Berisha prezanton programin ekonomik të PD-së: Ne do bëjmë çdo gjë që taksat t’u kthehen qytetarëve
Kryetari i PD-së, Sali Berisha prezantoi sot programin ekonomik të PD-së.
Berisha: Në qoftë se, parmbrëmë në Mynih, në qoftë se kishte një njeri që në mënyrën më konkrete i takonin pikë për pikë ato për të cilat foli zv.Presidenti, JD Vance, ishte Edi Rama.
Ai ishte aty, si kryeministri që ka arrestuar tre liderët e opozitës, dhe vendosur në procese politike. Ai ishte aty, si kryeministri, gjykatat e të cilit kishin marrë mandate të zgjedhurish nga qytetarët.
Ai ishte aty si censori që do të mbyllë Tik Tokun, vetëm e vetëm se nuk duron dot kritikat e tyre, kritikat e të rinjve në Tik Tok.
E theksova këtë moment për të vënë në dukje, se çfarë përgjegjësie të madhe kemi ne demokratët konservatorë të Shqipërisë për të ndryshuar këtë situatë dhe natyrisht, në qoftë se këto janë shprehjet evidente arrestimi i liderëve të opozitës, marrja e mandateve me gjykata, vuajtjet, dhunimet e qytetarëve shqiptarë për shkak të ekonomisë së drogës, për shkak të narko-euros, për shkak të oligopoleve, për shkak të oligarkëve, janë më të mëdha se në çdo vend tjetër në Europë.
Shikoni Shqipërinë sot.
Shqipëria ka rritje ekonomike, ndërkohë varfëria thellohet, ndërkohë konsumi nuk rritet në paralel me rritjen. Ndërkohë, çmimet shkojnë në stratosferë, rrogat zbresin në raport me to në mënyrë progresive.
Asnjë komb tjetër në 10 vite, kurrë në histori, çfarëdo që të ketë pësuar, luftrat më të egra, luftrat rajonale, luftra botëore, kurrë nuk është zhdukur 45% e kombit në 12 vite, siç u zhdukëm ne, siç u larguam ne.
Dhe kjo, për shkakun më kryesor, gjendjen e vështirë ekonomike, mungesën e perespektivës, varfërimin progresiv.
Ndaj dhe ne, sfidave do t’i përgjigjemi para së gjithash. Meqë jemi në këtë fushë, me garantimin e lirisë ekonomike të qytetarëve shqiptarë, me nxitjen e iniciativës së lirë, me garantimin e ligjit dhe shtetit ligjor, pa të cilin nuk ka ekonomi tregu.
Me garantimin e konkurrencës së ndershme, me zbatimin e atyre parimeve që kemi zbatuar.
Dy vite pas themelimit tonë, ne besonim shumë tek parimi i taksave të ulëta, dhe aso kohe vendosëm taksat më të ulëta. U rikthyem përsëri, vendosëm sistemin fiskal më të lehtë, dhe përsëri do ta bëjmë tani.
Ne do të çlirojmë qytetarët shqiptarë dhe bizneset nga barra e tmerrshme e taksave.
Nga dora e zezë e shtetit e cila shtrihet në çdo proces dhe në çdo at të veprimtarisë së tyre, që si e si t’i grabisë, t’i plaçkisë dhe t’i shtypë.
Ne do bëjmë gjithçka t’i japim siguri juridike këtij vendi, që sot nuk ka sistem drejtësie. Sot, një çështje civile kërkon 15 vite. Ky është dënimi më i madh.
Sot, investitorët e huaj nuk investojnë dot në Shqipëri, nuk mund të investojnë. Ne angazhohemi të kthejmë paratë tek qytetari.
Elon Musk, nga zyra e Presidentit Trump dy ditë më parë, ju e dini që ai po merret me një reformë shumë të thellë të administratës dhe shifrat që japin mediat janë që, u kursyen kaq miliardë këtu, kaq miliardë aty.
Dhe ai deklaroi që: nuk është problemi i miliardave, problemi është i demokracisë.
Problemi themelor këtu është i raportit të taksave me qytetarin, i përgjegjësisë së atyre që përdorin këto taksa para qyetarëve.
Dhe unë për ëtë po luftoj, deklaroi Elon Musk, një gjeni.
Kështu që, edhe ne do bëjmë çdo gjë që këto taksa t’u kthehen qytetarëve.
Por, ne kemi një praktikë. Nuk e nisim. Ne kemi një trashëgimi, dhe trashëgimia jonë në këtë drejtim është inkurajim për ne.
Në periudhën që qeverisëm dy mandate, ne dyfishuam rrogat, ne dyfishuam pensionet, ne rritëm me 320% eksportet, ne rritëm me 300% investimet e huaja. Ku janë eksportet sot?
Nga 2023 në 2024, ato kanë rënë 32%. Rënie katastrofale kjo, 32%. Asgjë nuk shpreh prodhimin dhe punësimin më shumë se eksporti.
Eksportet i rrëzoi përtokë narkoeuro. Euro është shndërrruar në nëj monedhë toksike për ne. 35, 38% zhvlerësim.
Asnjë ndërhyrje, asnjë kompensim nga qeveria, vetëm një soditje.
Prodhimi industrial, ka 6 semestre që bie në mënyrë progresive. Prodhimi bujqësor po bie.
Ne do bëjmë gjithçka për një Shqipëri që prodhon, prodhon, prodhon. Sepse ky vend ka potenciale të jashtëzakonshme prodhimi.
Ne do nxisim prodhimin me insestiv fiskal, me kredi dhe me shumë mekanizma të tjerë, të cilët i kanë elaboruar ekspertët tanë shumë mirë.
Sot, ekonomia shqiptare bazohet në ndërtimin, por Shqipëria është shumë interesante. Kur njeriu sheh këto kulla, dhe kemi treguar se kemi ndërtimet më të larta në Europë, mendon se bankat këtu janë në aktivitet të madh.
Jo, për fat të keq bankat pothuajsë janë në gjumë, sepse vetëm 800 mln nga 4 mld euro të investuara në këto kulla vijnë nga banka, tjerat vijnë nga nëntoka.
Cili është rezultati? Rezultati është: një i ri duhet të punojë 100 vite për të thurur ëndrrën e tij në Tiranë, për të blerë një banesë, për të patur një apartament.
Nuk mund ta blejë. Prandaj ai ikën kudo në Europë, përveç Mynihut dhe Parisit, e blen më lirë se këtu.
Kjo situatë është një emergjencë, do t’i japim fund. Ne përmbysim shpërndarjen e buxhetit e të ardhurave kombëtare.
Ne do i japim prioritet absolut investimit në burime njerëzore. Do marrim çdo masë që shqiptarët të rikthehen në vendin e tyre, që investimet e tyre të gjejnë sukses.
Do të bëjmë gjithçka që fermeri shqiptar të bëhet konkurrent me fermerë të vendeve tjera. Do nxisimin prodhimin dhe përpunimin në këtë sektor ku janë të punësuar gjysma e shqiptarëve.
Do rrisim pensionet në mënyrë substanciale, do vendosim minimumin jetik 200 euro.
Miq, e keni parë Edi Ramën, që për të mashtruar pensionistët vë në anë biznesmenë, në anën tjetër pensionistë. Dhe u thotë, ja këta, thotë, nuk paguajnë sigurimet shoqërore.
Po, a e dini ju që borxhliu më i madh në sigurimet shoqërore është Edi Rama dhe administrata e tij. Çdo pensionist duhet ta dije se sa i detyrohet fondit të sigurimeve, 100 mln euro. Se i mban punonjësit e administratës në të zi.
Se ka rritur me 3 herë numrin e punonjsve të administratës vetëm për efekte elektorale, por nuk ua paguan sigurimet shoqërore.
Lufta kundër informalitetit do fillojë nga shteti. Natyrisht, ne jemi qeveri e vogël. Ne jemi konservatorë, qendrojmë qeveri e vogel.
Pra, ne do pregatisim paketën 100 ditëshe, e cila do ketë një efekt çlirues, transformues në jetën e të gjithë shqitparëve në nevojë.
Do ketë një efekt jashtëzakonisht të rëndësishëm, transformues të të gjithë bizneseve, tek të gjithë fermerët.
Shqipëria është në emergjencë dhe ne do i përigjemi asaj me emergjencë.
Faleminderit!