Berisha: Njeriu më i afërt i Putinit del investitor strategjik i Edi Ramës

Në mbledhjen e grupit parlamentar demokrat, ndërsa iu referuar dosjes hetimore të FBI-së që çoi prapa hekurave ish-zyrtariun e lartë e kësaj zyre për shërbimet e tij ndaj Rusisë, kreu i PD-së Sali Berisha deklaroi se njeriu më i afërt i Putinit del investitor strategjik i Edi Ramës.

“Të vijmë pak te Oleg Deripaska, i cili duket se e ka aset McGonigal, se kanë larë paratë së bashku.

Por ky na del në Shqipëri investitor strategjik, ndërtues hidrocentralesh, pronar licencash hidrocentralesh.

Mos të harrojmë se është një nga njerëzit më të afërt të Putinit.

Me të drejtë shtrohet pyetja, si ka mundësi që përdoren paratë për të lobuar kundër opozitës?

Shqiptarët mësuan, e kam deklaruar shumë herë, se është përdorur korrupsioni ndërkombëtar për të luftuar antikorrupsionin në Shqipëri.

Dëgjojeni pak se çfarë thotë ortaku i McGonigal në firmën e përbashkët që kanë ngritur në Tiranë, Mark Rossini.

Edhe ky ish-zyrtar i lartë.

Ky në një deklaratë të paguar, në vitin 2019, thotë se Berisha është një kukull e Putinit. Për llogari të Edi Ramës.

Pra, kjo ishte një ofensivë e korruptokracisë kundër opozitës", deklaroi Berisha.

EMISIONET