Berisha në parlamentin italian, takohet me eurodeputeten e "Forza Italia"-s: Mirënjohës për mbështetjen...

Berisha në parlamentin italian, takohet me eurodeputeten e "Forza

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar një vizitë në parlamentin italian, ku është takuar me znj. Annarita Patriarca, deputete e Forza Italia. 

Postimi i plotë:

Në foto me znj. Annarita Patriarca, deputete e Forza Italia në Parlamentin Italian. Diskutuam mbi zhvillimet e fundit ekonomike dhe politike, si dhe rëndësinë e bashkëpunimit për çështje me interes të përbashkët.

Znj. Patriarca po ashtu mban detyrat si Sekretare e Presidencës së Dhomës së Deputetëve, Sekretare e Komitetit për Barazinë e Mundësive dhe Anëtare e Komisioneve: Komisioni për Covid-in, Komisioni i Drejtësisë, Komisioni për Çështjet Sociale, Komisioni për Feminizidin, Komiteti për Çështjet e Personelit.

Mirënjohës për mbështetjen dhe vizionin e saj në forcimin e demokracisë dhe zhvillimit në rajonin tonë!

EMISIONET