Berisha: Me votën e lirë, firmosim çlirimin e Shqipërisë. Jemi të gatshëm për çdo sakrificë, që shqiptarët të votojnë të lirë

Kryedemokrati Sali Berisha ka theksuar se me sigurimin e votës së lirë për shqiptarët, PD firmos çlirimin e Shqipërisë.

‘Me votën e lirë ne firmosim çlirimin e Shqipërisë. Ndaj dhe jemi të gatshëm për çdo sakrificë, për çdo përpjekje që shqiptarët të votojnë të lirë’, u shpreh Berisha në protestën që zhvillohet poshtë banesës së tij në ‘Rrugën e Shpresës’.

Berisha: Të dashur miq, çdo ditë beteja jonë bëhet më jetike, më vendimtare për të ardhmen tonë dhe të kombit tonë. Çdo ditë bëhet më imperative rrëzimi i narkoshtetit dhe krijimi i qeverisë teknike në mënyrë që qytetarët të votojnë në liri dhe dinjitetin e tyre. Nuk ka mashtrim më të madh se sa në rast se mendojnë se me Edi Ramën ka zgjedhje. Me Edi Ramën ka vetëm vjedhje, vjedhje, vjedhje të votës.

Por ne jemi qëndrestarët e votës së lirë, jemi luftëtarët e votës së lirë, jemi misionarët e votës së lirë. Me votën e lirë ne firmosim çlirimin e Shqipërisë. Ndaj dhe jemi të gatshëm për çdo sakrificë, për çdo përpjekje që shqiptarët të votojnë të lirë. Miqtë e mi, sa do e vështirë të duket, kjo garantoj se kjo është vetëm në duart tona. Vetëm në duart tona!

Në momentin që ne me moton: ja të vdesim ja të rrojmë për votën e lirë, nuk ka diktaturë në botë që na reziston. Nuk ka forcë në botë që të na rezistojë ne. Ndaj dhe çdo ditë duhet të bindim çdo të njohur, çdo qytetar, çdo shqiptar se koha na thërret për sakrifica për votën e lirë. Se rrëzimi i Edi Ramës është në duart tona. Se qeveria teknike është në duart tona. Kërkon sakrifica, kërkon mund, kërkon qëndresë.

EMISIONET