Berisha: Me qindra biseda të Ndokës, Rrajave, Shullazit, etj me Ramën u fshehën. Veliaj të dorëhiqet, ndryshe do e varim në shtyllën e...

Ish-kryeministri Sali Berisha nga dritarja e protestës që vijon që prej 30 dhjetorit të vitit të kaluar përshëndeti votimin e Asamblesë së OKB-së e cila njohu genocidin serb në Srebrenicë, ndërsa tha se Rama votoi kundër dënimit të këtij genocidi në parlamentin shqiptar.

“Të dashur qëndrestare dhe qëndrestarë, misionarë të vërtetë të dinjitetit, të lirisë, ju përshëndes përzemërsisht për qëndresën tuaj.

Përshëndes nga zemra oratorët e kësaj platforme të fjalës së lirë, për të vërteta që u përcjellin shqiptarëve. Të dashur miq, sot për popujt e Ballkanit por dhe mbarë njerëzimin, është një ditë e shënuar. OKB vendosi të shpallë 11 korrikun ditën e kujtimit të genocidit serb në Srebrenicë.

Me këtë akt, bota e qytetëruar nderon, kujton viktimat e pafajshme të barbarisë serbe në Bosnje. Me këtë akt, shteti genocidal që ka kryer në trevat e Ballkanit genocidet ciklike, veçanërisht mbi shqiptarët, merr damkën për barbarinë e saj.

Miqtë e mi, jeni dëshmitarë se si Edi Rama dhe deputetët e tij kundërshtuan rezolutën e denoncimit serb në Srebrenicë në parlamentin shqiptar. Mos harroni kurrë kartonat e tyre të kuq.

Ato kartona të kuq janë dhe do mbeten përjetë të stamposur në muret e parlamentit si dëshmia e amoralitetit dhe shpirtit të zi të tyre. Mos harroni kurrë atë ditë!

Se sot nën diktatin ndërkombëtar u detyrua të votojë ndryshe, por në parlament votoi kundër dënimit të gjenocidit serb në Srebrenicë, sepse urdhri ishte i prerë nga padroni i tij, Vuçiç.

Po kështu, dy vite me radhë, tradhtari, Pashiqi i shqiptarëve bllokoi rezolutën për denoncimin e genocidit serb në Kosovë. Dhe pastaj me pafytyrësi, vetëm 5 ditë më parë u thoshte shqiptarëve në Kosovë se edhe më quani tradhtar. Po jo tradhtar, po historia nuk ka njohur kurrë tradhtar si ti”, u shpreh Berisha.

Ai theksoi se këshilltarët demokratë të Dibrës votuan rezolutën kundër krimit monstruoz të Skavicës

“Miqtë e mi, çdo natë mblidhemi këtu në një betejë pa kthim kundër vjedhjes së shqiptarëve dhe korrupsionit. Por sot, unë kam një lajm të mirë për ju. Këshilltarët demokratë të Dibrës në një koalicion me forcat antikorrupsion dhe antikrim, këshilltarë të tjerë, votuan rezolutën kundër krimit monstruoz të Skavicës.

Votuan rezolutën e zhdukjes së Dibrës nga korrupsioni i Edi Ramës, Belinda Ballukut, Ulsi Manjës, këtyre hajdutëve që nuk kanë ligj as moral. Apo siç thotë populli, nuk kanë din as iman. Protesta juaj ishte frymëzim për këshilltarët e Dibrës në betejën e tyre kundër korrupsionit. Me këtë rast u bëj thirrje këshilltarëve të PD të krijojnë aleancat antikrim, antikorrupsion. Të vendosin digat ndaj Erion Veliave në të katër anët e Shqipërisë.

Të bllokojnë vjedhjet e tyre. Të vendosin pengesat, barrierat kundër vjedhjeve të Edi Ramës ndaj çdo vendimi të kësaj monstre që po grabit ditë e natë fondet dhe pasuritë publike”, theksoi Berisha.

Ndërkaq ish-kryeministri nuk i kurseu akuzat ndaj kreut të SPAK-ut, Altin Dumani.

“Miqtë e mi, beteja jonë është më e rëndësishmja në tërë historinë e këtij vendi pas pavarësisë së Shqipërisë. Diktatura komuniste u rrëzua, por ajo në këmbë nuk mund të qëndronte. Diktatura e drogës, e krimit, e vjedhjeve, e korrupsionit të tmerrshëm është diktatura më e egër, më shkatërrimtare për kombin dhe qenien e tij. Miqtë e mi, koha po vjen me moton: ja të vdesim, ja të rrojmë për liri.

Ja të vdesim ja të rrojmë për votën e lirë. Ky duhet të jetë dhe do të jetë lajtmotivi i luftëtarëve të lirisë, lajtmotivi i atyre që do të shembin diktaturën. Të dashur miq, me aktin makabër të kryehorrit të historisë së akuzës shqiptare, Altin Dumani, u godit përfundimisht çdo shpresë, çdo mundësi për të vendosur para ligjit kriminelët elektoralë.

Berisha: Me qindra biseda të Ndokës, Rrajave, Shullazit, etj me

Miq, njoftimi që ai u bëri familjeve mafioze armike për jetë dhe vdekje të votës së lirë të shqiptarëve, ky kriminel, ky mercenar u tha shqiptarëve se ju kot votoni. Sepse hanxharët e krimit prapë do ju numërojnë ju votat. Pushteti i krimit sërish do sundojë mbi ju.

Ju e patë vetë mercenarin që shëtit nga një zyrë në tjetër me kërkesën e vetme të ndryshojmë Kushtetutën për prapanicën e tij. Po rri aty mor horr se do japësh llogari për të gjitha këto që bën dhe nuk ka gjë në botë që të shpëton ty. Dashke të ndryshojmë Kushtetutën për ty!

A e dëgjonit miq, a e shihnit dje ekipin e kriminelëve, të hajdutëve se si ulnin kokën dhe betoheshin të ndryshonin Kushtetutën për menderen e mercenarit Altin Zamani.

Lajmërimi i bosëve më kryesorë që shkelmuan dhe dhunuan votën e shqiptarëve në tërë Shqipërinë e mesme, përbën amnistinë më kriminale të Edi Ramës dhe Altin Dumanit”, tha Berisha.

Berisha shtoi se me qindra biseda të Arben Ndokës, Rrajave, Shullazit, etj me Edi Ramën dhe suitën e tij u fshehën nga mercenarët e Skapit.

“Miq, armikut duhet t’i themi armik dhe të përballemi dhëmb për dhëmb me të. Edhe njëherë, për ju dhe shqiptarët, për votën e lirë, ja vdekje ja liri. Miqtë e mi, ky është motivi që ka frymëzuar, ky ka qenë lajtmotivi i luftëtarëve të lirisë ndaj çdo pushtimi në të gjitha kohërat.

Shikoni mo çfarë bën, nisi xhelatët e votës, i nisi në Dubai, i nisi nëpër botë dhe rrihte gjoksin se lëshova fletë-arrestin. O faqezi, nuk do të falet kurrë ky akt që bëre. PD do të ngrejë dosje ndërkombëtare kundër Edi Ramës dhe Altin Zamanit. E morët vesh, e lexuat besoj dëshminë tronditëse të një njeriu që i kushtoi jetën betejës kundër krimit. Të një prokurori që guxoi të kërkojë arrestimin e Saimir Habilit, trafikantit.

Çfarë dëshmoi ai dje për publikun në një akt ndërgjegje të lartë qytetare dhe guximi të lartë qytetar? Ai i tha publikut se nga viti 2014 e në vazhdim, këto familje të urryera mafioze, vrasësish, përdhunuesish, pengmarrësish, ishin në hetim, ishin në regjistrime që komunikonin me nivelet më të larta të politikës, me Edi Ramën, me kryekriminelin.

Nivelet më të larta të politikës, dhe Altin Dumani, Altin Zamani, ky njeri i pafytyrë që ka vetëm një preokupim, ndryshimin e Kushtetutës për prapanicën e tij. Jo, jo, do të shkosh atje ku e ke vendin se je kriminel se çdo kriminel kur fsheh krimet elektorale. Kur fsheh krimet monstruoze. Kur fsheh lidhjet e tmerrshme të krimit me politikën! Miqtë e mi, pra del se me qindra biseda të Arben Ndokës, Rrajave, Shullazit, etj me Edi Ramën dhe suitën e tij u fshehën nga mercenarët e Skapit.

Dhe duke qenë të detyruar nga nga shërbimet ligjzbatuese të vendeve anëtare të BE, që kanë dorëzuar transkriptet e bisedave në Encrochat, me të cilin Taulant Balla mbante dy ose tre telefona të kriptuar. Edi Rama jo më pak. Në të cilat figuronin udhëtimet e Edi Ramës në skajet më të larta të dheut në takime me bosët e krimit. Ato kujton Zamani se do i varrosë dot. Ky është Altin Zamani, ky kriminel që arkivon krimet më monstruoze elektorale ndaj shqiptarëve.

Ky kriminel që arkivon dhe fsheh lidhjet e tmerrshme me krimin të Edi Ramës dhe lejtnantëve të tij. Do i bëjmë një pyetje sonte: po pse e mban të fshehtë dhe në mbrojtje ti terroristin që shkrehu breshëri mbi Top Channel dhe vrau rojen e pafajshme aty? Ka 6 muaj që policia e shtetit ka deklaruar se është kapur autori i aktit terrorist. Atëherë, çfarë ke ti, kush të urdhëron ti? Edi Rama të urdhëron të fshehësh një terrorist që vrau një njeri të thjeshtë? Vrau një roje. Po pse çfarë ishte ai, njeri pa emër ishte ai që u vra në krye të detyrës.

Berisha: Me qindra biseda të Ndokës, Rrajave, Shullazit, etj me

Ja pra miq, ky është Altin Zamani, që ka vetëm një preokupim madhor se duhet të ndryshojë Kushtetutën për karrigen për menderen e tij. Pas 9 vitesh, edhe Gjykata Kushtetuese, edhe Gjykata e Lartë gjithnjë kanë pasur 7 apo 9 vite. Kurse atij i duhet Aranit Çela avi, përjetë. Të jesh i bindur se mund ta ndryshojnë këta hajdutë Kushtetutën, por asgjë nuk të shpëton ty nga ligji dhe drejtësia. Nga Kushtetuta dhe e drejta”, u shpreh Berisha.

Po ashtu, ish-kryeministri deklaroi se kreu i ILD-së, Artur Metani vepron sipas urdhrave të Edi Ramës!

“Sot, një nga kriminelët e aferës së djegësave, Artur Metani, ishte edhe ai në parlament. Deputetja Elda Hoti e pyeti a ka afat ligjor për zbardhjen e vendimeve nga gjykata. Ka, por nuk tha se gjykatat vendimet i vonojnë tre herë, pesë herë, dhjetë herë jashtë afatit ligjor.

Se qindra të paraburgosur u liruan dy vite në paraburgim pa marrë vendimin e gjykatës. Apo mbetën pa u liruar. Miqtë e mi, të gjitha këto janë urdhrat e Edi Ramës. Të gjitha këto vijnë nga zyrat e Edi Ramës. Ndaj dhe kjo betejë mbyllet vetëm me fitoren, me triumfin tonë. Erion Veliaj, të shoh që si hije, si hienë fshehtas kalon nga  vend në tjetër. Zyra të ha, zyra të tmerron. Jep dorëheqjen se edhe njëherë të them, do varesh në shtyllën e turpit bashkë me Altin Zamanin, këtë mercenar që të mbron ty. Edhe njëherë, mirënjohje të pakufishme.

Ftoj qytetarët të bashkohen me ne, se shqiptarët, se kjo është beteja më jetike që shqiptarët kanë zhvilluar ndonjëherë në histori. Fitore, fitore, fitore!”, u shpreh ish-kryeministri Sali Berisha.

EMISIONET