Berisha: Do paraqisja në parlament, dhjetëra e dhjetëra faqe me fatura që prokuroria i ka përjashtuar nga dosja e Veliajt, blerje mijëra paundësh
Kryetari i PD-së, Berisha në një deklaratë jashtë Kuvendit u shpreh se Erion Veliaj është një kopje e shpifur e Ramës djhe se Edi Rama është në të gjitha aspektet një shumëfish në hajni i Erion Veliajt.
Berisha: Të ndërpresin diskutimet dhe të kalojnë në votim pa diskutime.
Po shfrytëzojmë në vend të platformës së parlamentit, oborrin e parlamentit për të paraqitur, për të denoncuar të vërtetat.
Ndryshimet e kodit ne do ti votojmë sepse kanë të bëjnë me votën e emigrantëve dhe sigurisht që del e qartë si kristali se, Edi Rama konstaton se ajo votë është kundër tij dhe se po bën gjithçka për ta bllokuar.
Por ne votojmë, kurrë nën censurë. Censura është e papranueshme.
Ju e patë sot, çështje kryesore për socialistët nuk ishte vota, problemet e qytetarëve, por avokatia ndaj një hajduti të shpifur, që Shqipëria përveç Edi Ramës dhe Lubi Ballukut nuk ka pasur një si ai.
Erion Veliaj të cilin tani përpiqen ta shfajësojnë, për të cilin janë vërsulur me tërbim me të gjithë egërsinë e tyre, atyre që vendosën arrestimin e tij, ndërkohë kur sot Edi Rama sot fliste për torturën.
Por nëse është torturuar publikisht në historinë e Shqipërisë dhe diktaturës komuniste, është torturuar publikisht me urdhër të Ramës, ish-presidenti, ish-kryeministri, ish-kryeparlamentari Ilir Meta.
Kurse sipas Edi Ramës Erion Veliaj, qenka burgosur në mënyrë të paligjshme, antikushtetuese dhe të gjitha këto me hallin e vetëm se, gardëroba e Velicës ngjet shumë me garderobën e Ramicës.
Se vjedhjet dhe favoret që Erion Veliaj ka patur me lejet e ndërtimit, janë të pakrahasueshme me vjedhjet dhe favoret që Edi Rama ja nxjerrë me lejet e ndërtimit.
Se vjedhjet e Ramës dhe tenderat që ka dhënë për favore janë të pakrahasueshme me ato që ka dhënë Rama, psh; ndërtuesi i pallatit në pajë, ka marrë 100 e ca milionë euro tendera nga qeveria e Ramës.
Se vërtetë Arbri vëllai i Erionit, është një hajdut si vëllai i madh, por nuk është më pak baxhanaku. Baxhanaku i Edi Ramës është një peshkaqen shumëfishi i Arbrit në tendera. E ka shndërruar AKSHI-n në kopshtin e familjes Rama.
Se vërtetë Rama përpiqet me çdo kusht të mbyllë mikrofonët e parlamentit, sepse aty do të dilnin të gjitha të dhënat në të cilat del se Erion Veliaj është një kopje e shpifur e Ramës.
Edi Rama është në të gjitha aspektet një shumëfish në hajni i Erion Veliajt.
Është e vërtetë që Veliaj ka bërë favore të mëdha Arbrit, por favore më të mëdha i ka bërë Rama, Olsit.
Është e vërtetë që ato eurot 500 mbajnë erë trafiku e droge, por ishin dhe të mykura, por është e vërtetë se Xibraka e ka pudrosur në mënyrë përfundimtare para opinionit shqiptar dhe ndërkombëtar, Olsin dhe Ramën.
Është e vërtetë se, Lali Vjedhësi ka udhëtuar me charter, por e vërteta është se ai ka udhëtuar 10 herë më pak se Rama. Pra Rama ka udhëtuar me charter 10 herë më shumë dhe ato chartera janë shoqëruar të gjithë me leje ndërtimi.
Është e vërtetë se Erion Veliaj ka bërë udhëtime, vakanca, por detokset si Edi Rama me 10 mijë euro hotelin nuk i ka bërë kush tjetër në Shqipëri.
Pra të gjitha këto kanë vetëm një qëllim, të shmangin ngjashmërinë që krijojnë Veliaj me Ramën para publikut shqiptar.
Ju i dëgjuat mëkatarët se si ngriheshin në një kohë që kanë marrë me dhjetëra tendera nga Erion Veliaj dhe tani donin garderobën e barabartë me Lalja Assadin.
Kur ajo u arratis në Rusi, një nga lajmet ishin se gardebora e asaj kushtonte 1 mln euro. Por doli që gardëroba e Velicës me fatura doganore, të blerjeve online shkonte 867 mijë euro.
Por unë kam aty çantë dhe do ti paraqisja në parlament, dhjetëra e dhjetëra faqe me fatura që prokuroria i ka përjashtuar nga dosja, ose nuk ja kanë dhënë doganat.
Pyetje: Çfarë janë këto fatura?
Sali Berisha: Fustane 3 mijë paundë, 2800 paundë. Kam dhe fotot dhe faturat. Ajo që është interesante në dosje është se viti 2014 ka një kryq në dosje, nuk ekziston. Viti 2015 ka vetëm 1/5 e blerjeve online të Velicës.
Çfarë bënë këta? Edi Rama i thotë Gjylametit, i thuaj se po merresh me fustane grash. Thjeshtë janë fustane grash është konotacion tjetër. Por kur këta i bëjnë gratë hajdute është turpi i tyre, se këta tregojnë se përdorin familjarët për të vjedhur në mënyrë të papërmbajtur.