Berisha flet për "RAI3": Marrëveshja "Meloni-Rama" nuk ishte e pranueshme për ne
Rai 3, një nga mediat kryesore italiane, transmetoi mbrëmë një intervistë ekskluzive me liderin e opozitës shqiptare, Sali Berisha, në emisionin “Il Cavallo e la Torre” në orën 20:40.
Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë foli mbi situatën politike në vend, akuzat e tij kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama mbi marrëveshjen Rama- Meloni, po ashtu transmetuan pamje nga “Bllokada qytetare” e datës 29 tetor.
Rai Tre shprehet se Berisha, aktualisht në arrest shtëpiak, ka tërhequr vëmendjen me paraqitjet e tij të përditshme publike përballë mbështetësve të tij.
INTERVISTA
Gazetari: Ju çdo ditë dilni në ballkon dhe flisni me përkrahësit tuaj. Aktualisht ndodheni në arrest shtëpiak.
Berisha: Unë vazhdoj betejën time për vlerat në të cilat besoj, për parimet që mbroj. Kauza është e drejtë.
Gazetari: Sipas ligjit shqiptar, a mund ta jepni këtë intervistë?
Berisha: Sipas ligjit shqiptar, po; sipas vendimeve të skllevërve të Edi Ramës, jo.
Berisha: Marrëveshja ‘Meloni-Rama’ nuk ishte e pranueshme për ne.
Gazetari: Po flisni për marrëveshjen për të huajt në veri të Shqipërisë?
Berisha: Po, për këtë.
Gazetari: Jeni kundër kësaj marrëveshjeje?
Berisha: Ne kemi qenë gjithmonë kundër për një arsye të vetme: të drejtat e njeriut! Kjo ka qenë marrëveshja më e fshehtë pas Luftës së Dytë Botërore që kam parë ndonjëherë. Presidenti i Republikës së Shqipërisë e mësoi nga TV. Ai ishte në një konferencë kur gazetarët e pyetën dhe ai nuk dinte asgjë.
Gazetari: Giorgia Meloni po ndjek një politikë të eksternalizimit të kufijve.
Berisha: Absolutisht nuk mendoj se kjo është zgjidhja: të jemi n