Belind Këlliçi prezanton kandidatët për deputetë në Njësinë nr. 1: Gati të përfaqësojnë interesat e komunitetit...

Belind Këlliçi prezanton kandidatët për deputetë

Gjatë një takimi me qytetarët e Njësisë nr. 1, Belind Këlliçi prezantoi dy kandidatët për deputetë të kësaj zone, Dhurata Çupin dhe Ilir Alimehmetin.

Ai theksoi vizionin dhe përkushtimin e tyre për të përfaqësuar denjësisht interesat e komunitetit, duke vënë në kontrast alternativën e Partisë Demokratike me qeverisjen aktuale.

Belind Këlliçi: Sot, sëbashku me Besartin, Drejtuesin e fushatës në Njësinë nr.1, pata kënaqësinë të prezantoj dy kandidatët tanë për deputetë në këtë zonë, zonjën Dhurata Çupi dhe doktor Ilir Alimehmetin.

Dy kandidatë që me vizionin dhe përkushtimin e tyre janë gati të përfaqësojnë denjësisht interesat e komunitetit.

Përballë energjisë dhe angazhimit të tyre, fanatizmi dhe brutaliteti i pinjollit të Enver Hoxhës, i cili dhunonte dhe helmonte me gaz protestuesit tek bashkia, simbol i korrupsionit, është alternativa e Edi Ramës në këtë njësi.

Me mbështetjen tuaj, këta kandidatë do të jenë fytyra e ndryshimit, duke rivitalizuar dhe duke i dhënë vëmendje maksimale territorit nëpërmjet investimeve.

Me qeverinë e ardhshme të Partisë Demokratike, çdo qindarkë e taksave tuaja kthehet në komunitet dhe tek familjet ku ka nevojë!

EMISIONET