Basha: Piramida e ngritur nuk kursen as të sëmurët

Basha: Piramida e ngritur nuk kursen as të sëmurët

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me hetimin në Spitalin Onkologjik.

Me anë të një postimi në Facebook, Basha shprehet se kjo është dëshmia më e fundit e degradimit të një sistemi korruptiv që qeveria e Edi Ramës ka ngritur.

Sipas tij, shëndetësia jo vetëm që nuk u bë falas, por shtoi ai, piramida që ka ngritur Rama nuk kursen as të sëmurët dhe as ata që luftojnë me vdekjen.

Basha gjithashtu thotë se politika e barnave është një tjetër skemë kriminale korruptive në kurriz të shqiptarëve, duke lejuar futjen në treg të ilaçeve me origjinë jo të sigurtë me cilësi të ulët dhe pa efekt.

EMISIONET