Basha: Kam bërë mea culpa-t e mia, u kam dhënë njerëzve besimin tim dhe e kanë tradhtuar

I ftuar në “Drejt” nga Luan Rama në Ora News, Lulzim Basha kryetari i Demokratëve Euroatlantikë tha se Për përgjegjësitë e tij ka bërë mea culpa-t e veta.

Basha: Për përgjegjësitë e mia i kam bërë mea culpa-t e mia i kam bërë, janë qëndrimet e mia personale për ato gabime dhe ato devijime dhe hapa që kam bërë në drejtim të PD-së që nuk sollën atë që donin shqiptarët. Kjo është një histori e mbyllur prej shumë kohësh.

Unë nuk i kontrolloj njerëzit me dosje sigurimi dhe dosje korrupsioni. Unë i inkurajoj çdo kënd që të japë më të mirën e vet. Jap besim dhe ka njerëz e tradhtojnë besimin tim. Kjo nuk mund më shmang që t’i jap dikujt besim në jetë që të bëjmë diçka të mirë dhe pastaj vendos fatin e vet personal mbi demokratët.

EMISIONET