Balluku: Shkolla e Mesme e Bashkuar në Klos, riparuar sipas parimeve të eficiencës së energjisë
Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku vizitoi sot Shkollën e Mesme të Bashkuar në Xibër, Klos, e cila është riparuar së fundmi sipas parimeve të eficiencës së energjisë.
Kjo shkollë, në të cilën mësojnë 118 nxënës ishte e ndërtuar 14 vite më parë dhe për shkak edhe të kushteve atmosferike ishte amortizuar.
“Shkolla e re do të ofrojë kushtet optimale për të gjithë nxënësit, pasi përveç përmirësimit të infrastrukturës do të pajiset edhe me kaldajë“, u shpreh Balluku.
Në këtë shkollë, po ashtu po punohet për vendosjen brenda këtij muaji të paneleve diellore, duke bërë të mundur që shkolla të prodhojë vet energjinë që i nevojitet.
Zv/kryeminsitrja bëri të ditur se në bashkinë Klos është investuar edhe në dy shkolla të tjera.
Po ashtu, ajo theksoi se në një takim të zhvilluar këto ditë me ndihmëssekretaren e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Ivana Živković, e cila po viziton Tiranën, mori mbështetje për financimin përmes granteve të projekteve për rritjen e eficiencës së energjisë në institucione publike, si kopshte, shkolla, spitale, konvikte etj.