Balliu: Pa Sali Berishën, Lul Basha në PD nuk bëhej dot as roje

Në studion e "Drejt", Klevis Balliu debatoi me Poli Hoxhën teksa ky i fundit tha se Sali Berisha ka kosto politike dhe mund të dëmtojë kandidatët.

Hoxha kujtoi se edhe Bashës i ishte këshilluar të mbante Berishën larg në garën për Tiranën.

Balliu: Qytetarët nuk të votojë ke logo apo nuk ke logo por nëse je i besueshëm për ta. Sali Berisha me të mirat apo të këqijat e veta nuk pa premtuar kurrë shkencë këtu, ka premtuar NATO, liberalizim vizash dhe rrugë, ato bëri. E kemi për nder që e kemi në krah. Je i dezinformuar dhe e di kush të dezinformon. Të thanë që i është këshilluar Lul Bashës të mos mbante  Berishën me vete. Ka pasur kërkesë që kryetari që do vinte në bashkinë e Tiranës, kjo është ndjekur dhe në zgjedhjet e fundit, duhet të merrte pamjen e liderit dhe ta fokusonim aty. Sali Berisha tërheq gjithë vëmendjen dhe nuk del dot. Ngaqë ishte i paaftë ai duhet të largonim pak këtë se e mbulonte. Por jo se ishte vota. Pa Sali Berishën Lul Basha në PD nuk bëhej dot as roje. Di që po të vijë Belind Këlliçi në krye të bashkisë së Tiranës ti, unë dhe të gjithë ne do të jemi 80 mijë euro më të pasur në ditë se nuk do paguajmë për incineratorin.

EMISIONET