Balliu me banorët në Mëzes-Kodër: Minimum jetik 200 euro, rroga minimale 500 euro
Kandidati i PD për Tiranën, Klevis Balliu ishte në një takim me banorët në Mëzes-Kodër ku i prezantoi programin e PD.
Postimi:
Banorët në Mëzes - Kodër i bashkohen masivisht programit tonë për uljen e taksave dhe rritjen e rrogave.
Ishte kënaqësi të takohem me banorët e kësaj zone me të cilët diskutuam situatën tejet të agravuar ekonomike , si edhe diskutuam programin tonë ekonomik për taksa të ulta dhe rroga të larta .
Në takim folëm dhe për paketën e dhembshurisë së PD- ASHM:
• Minimumi jetik 200% €
• Rroga minimale 500 €
• Rroga mesatare 1200€ .
• Nuk do të ketë asnjë pension nën 200€ .
Në 11 Maj ndryshimi është i pashmangshëm.