Balliu: Jemi vendi i parë në Europë dhe në mbarë botën demokratike ku lideri i opozitës është nën arrest pa prova

Balliu: Jemi vendi i parë në Europë dhe në mbarë

Shefi i organizimit në PD, Klevis Balliu me anë të një statusi në rrjetin e tij social Facebook, shkruan se jemi vendi i parë dhe i vetëm në Europë dhe në mbarë botën demokratike ku lideri i opozitës është nën arrest pa prova dhe pa akuzë.

“Tani duhet te shikojmë cilën shqipëri duam, diktaturën e Edvinit apo demokracinë e Shqipërisë’’ shton Balliu ndër të tjera. 

Postimi i Balliut:

Stabiliteti politik dhe sistemi demokratik, urdhërojnë lirimin e liderit te opozitës.

Jemi vëndi i parë dhe i vetëm në Europë dhe në mbarë botën demokratike ku lideri i opozitës është nën arrest pa prova dhe pa akuzë.

Çmenduria duhet të marrë fund kjo jo per dëshiren e simpatizanteve te opozitës por sepse ne botën demokratike, ndalohesh me fakte dhe prova dhe jo me orekset politike te pushtetit të perkohshëm.

Ajo cka bën dallimin themelorë midis diktaturës dhe demokracisë është se në diktaturë arrestohesh me urdhër te pushtetit në demokraci arrestohesh me prova dhe fakte te pakundershtueshme.

Tani duhet te shikojmë cilën shqipëri duam, diktaturën e Edvinit apo demokracinë e Shqiperisë. 

EMISIONET