Balliu i përgjigjet Ramës: S’ke ku e kupton varfërinë e shqiptarëve, kur në tavolinë mban 35 mijë euro një shishe vere
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Mars 2025, 22:44
Kandidati për deputet i PD-së, Klevis Balliu i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, duke shpallur disa pika të programit të Aleancës për Shqipërinë Madhështore.
Në reagimin e tij në Facebook, Balliu akuzon kryeministrin se nuk ka si e kupton ekonominë e qytetarëve shqiptarë pasi ai mban në tavolinë një shishe vere që kushton 35 mijë euro.
Sipas Balliut, shqiptarët i kanë kuptuar shumë qartë politikat ekonomike të narkokryeministrit dhe sipas tij qytetarët do t’ja japin përgjigjen në 11 maj.