Balliu: Hetimi i Radojiçiç është tallje me BE dhe NATO
Shefi i Organizimit në Partinë Demokratike Klevis Balliu e ka cilësuar hetimin e Milan Radojiçiç nga Serbia si tallje me Bashkimin Europian dhe NATO-n.
Në një postim në facebook, Balliu shkruan se shteti që e përgatiti terroristin, nuk mund ta hetojë atë por hetimi duhet të kryhet në Kosovë, aty ku kreu aktin terrorist.
"Hetimi i Radoiçiç nga ata që e urdhëruan, është tallje me BE dhe NATO. Është e qartë që sulmi terrorrist ndaj Kosovës, ishte i organizuar nga vete qeveria Serbe. Radoiçiç ishte vegla e radhës që përdori qeveria Serbe.
Shteti që e stërviti e përgatiti e udhëzoj dhe e financoj sulmin terrorrist nuk mund ta hetojë sulmin terrorrist. Terrorristët e Serbisë duhet të hetohen në Kosovë,aty ku kryen aktin terrorrist", shprehet Klevis Balliu.