Bala: Trump dominoi komunikimin për të arritur shtresën e të rinjve, Harris i 'iku' medias

Studiuesi, Alban Bala i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se Trump dominoi të gjithë komunikimin, ndërsa Harris bëri gabimin që i iku medias.

Bala: Kamala Harris bëri gabimin madhor që i iku medias.

Ndërkohë që Donald Trump pati një përshtatje shumë të mirë me atë që ishte media e re.

Teknikisht ai dominoi të gjithë komunikimin për të arritur shtresën e të rinjve.

Në themel, Kamala Harris ka humbur 10% të votës së të rinjve.

Ka humbur 10% të votës së njerëzve me ngjyrë.

Dhe ka humbur të paktën 10% të votës Hispanike, krahasur me votën e ish presidentit Biden.

 

EMISIONET