Baçi: Vërtet mendon se Alibeaj është vartës i Ramës? Spaho: Pse i kujt është?

Në studion e "Ora e Betit" në Rtv Ora nuk munguan edhe debatet për krizën politike të brendshme të PD.

Agim Baçi dhe Edmond Spaho replikuan mbi etiketimin e grupit të Alibeajt nga Rithemelimi si vartës të Ramës.

E megjithatë të dy ranë dakord me faktin se opozitën se bën vula.

Baçi: Vërtet e mendon  se është vartës i Edi Ramës Alibeaj, Tabaku e të tjerët?

Spaho: Pse i kujt është?

Baçi: Po ti ku ke qenë kur ke punuar me ta, ke qenë nënkryetar i PD.

Spaho: Po kam qenë nënkryetar i PD. Të gjitha këto çështje ja kemi thënë Lulzim Bashës, edhe për të mos lënë mandatet. Edhe ti në PD ke qenë, mund të flisje publikisht. Të mos mbetemi me njëri-tjetrin.

Baçi: Opozita është pasuri kombëtare, nuk i përket vetëm oborrit të PD.

Spaho: Nëse opozita ka probleme dhe ka probleme, kjo nuk do të thotë që më mirë të rrimë me Edi Ramën dhe me këtë qeveri. Kjo është një qeveri gangsterësh në një vend të vogël në periferi. Të gjithë duhet të rreshtohemi për të hequr Edi Ramën. Nëse bën karshillëk duke vendosur kandidatë për të hequr pak vota, ju e vini në dyshim, kush është opozita reale në këtë vend?

Baçi: Jam i bindur që opozitën nuk e bën vula.

Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

EMISIONET