Avokati i Salianjit, Braho: Ende nuk i dimë arsyet se pse ka mbetur në fuqi vendimi i shkallës së parë

Avokati i deputetit Salianji, Ledio Braho i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se as Salianji dhe as ai vetë ende nuk i dinë arsyet se pse ka mbetur në fuqi vendimi i shkallës së parë.

Braho: Debati që bëhet me të drejtë është fakti që a duhet të kishte një konstatim nga Kuvendi si fillim në lidhje me faktin që ka mbaruar mandati i deputetit, neni 70 e parashikon se kur mbaron mandati i deputetit dhe një nga rastet është kur dënohet për një krim me vendim të formës së prerë.

Pjesa atipike që ndodh në Shqipëri jo vetëm me Salianjin, është që ti merr një vendim të formës së prerë por e ke të paarsyetuar.

Edhe sot që flasim ne, Salianji e as unë nuk i dimë arsyet se pse ka mbetur në fuqi vendimi i shkallës së Parë.

Ai është vendim i ekzekutuar, por pezullimi i ekzekutivit është që shtyhet me tre muaj sepse maksimumi që mund të përfitojë Salianji për shkak të rastit që ne e kemi konsideruar në kushte të veçanta është që mund të ketë një shtyrje për tre muaj.

Ligji për ekzekutimet penale e ka që policia mund ti linte afat 7 ditë, ndërkohë që Salianjit nuk i lanë as një ditë të plotë.

Shkaku që kemi pretenduar ne që është shkak i veçantë është fakti që ai ende sot nuk i është zëvendësuar mandati nga KQZ.

Pra nëse pezullohet vijon mandatin e deputetit pavarësisht atij leximi që u bë dje në Kuvend.

Kjo dosje është hetuar një herë nga dy prokurorë të krimeve të rënda.

Pastaj kur ndryshoi kompetenca u hetua nga 2 zëvendës prokurorë të Prokurorisë së Tiranës.

EMISIONET