Autonomia spitalore, Rama: Fund ryshfeteve! Paketë strehimi për çiftet e reja të mjekëve, policëve e ushtarakëve
Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, vizitoi sot mjediset e përfunduara të Qendrës Spitalore Nënë Tereza ku deklaroi se nëpërmjet autonomisë spitalore do i jepet fund epokës se ryshfetit. Nga aty Rama premtoi një paketë të re strehimi për mjekët, policët dhe ushtarakët.
Autonomia spitalore sipas kryeministrit Edi Rama do ti japë fund epokës së rryshfetit, pasi siç shpjegon ai, qytetarët do të paguajnë për shërbimin ekstra.
Rama: Autonomia spitalore dhe mundësia për të fituar më shumë përtej pagës, pa lëvizur nga vendi i punës në shërbimin publik, do t’i japë fund edhe kësaj historie dhe kush do dojë të marrë një shërbim më të shpejtë, kush do dojë të marrë një shërbim enkas, drejtpërdrejtë tek mjeku filan, kush do dojë të shkojë të regjistrohet për vizitë ekstra e të tjerë, nuk do ketë nevojë as të shkojë në spitalin privat e të paguajë qimet e kokës, as të paguajë nën dorë, as të kërkojë rrugë për të kapur për bluze njërin e tjetrin, do të regjistrohet dhe do të paguajë e mjeku do të marrë atë që i takon sepse do të punojë ekstra.
Për të frenuar largimin e masiv të mjekëve, por edhe të ushtarakëve dhe punonjësve të policisë, kryeministri Rama deklaroi se ë shpejti për ta do të ketë një program strehimi.
Rama: Së shpejti do të publikojmë edhe një tjetër program të posaçëm për mjekët, për ushtarakët, për punonjësit e policisë, qeveria do të mbështesë kreditimin e tyre për të pasur mundësinë e marrjes së një shtëpie me kushte krejtësisht të tjera nga kushtet e tregut bankar. Por vetëm për çiftet e reja.
Këto nisma, kryeministri Rama i deklaroi gjatë vizitës në ambientet e restauruara të Qeëndrës Spitalore Nënë Tereza, ku shqërohej nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastriliu.
Kjo e fundit tha se hapja e spitalit të ri do të pasojë hapjen e një shtegu për edukimin dhe formimin e gjeneratës së re të mjekëve.
Në mjediset e përfunduara të spitalit, pritet të trajtohen në kushtet më optimale mesatarisht 140 mijë pacientë në vit.