“Asamble mes Republikës Srpska dhe Serbisë?”, Mediu: BE dhe vendet anëtare të NATO do të duhet të marrin një vendim shumë shpejt
Ish-ministri, Fatmir Media në konferencën “ Shqipëria, 15 vite në NATO”, ndër të tjera foli edhe për situatën e rrezikut në Ballkan dhe atë që po planifikohet mes Republikës Srpska në Bosnje dhe Serbisë, që sipas tij është një shqetësim në Ballkan.
Mediu tha se një asamble mes të dyjave, do të thotë një rrugë para për përpjekjet e Serbisë për t’u bashkuar më Republikën Srpska dhe këtë të fundit për t’u shkëputur nga Bosnja.
Ai tha the iniciativa e Parlamentit, për të ngritur një komision për deziformimin është një pjesë e problemit, por një hap i mirë pasi lufta Hibride ka kohë që ka filluar.
Mediu: Republika Srpska është kthyer shqetësimi me kryesor në Rajonin e Ballkanit.
Po të konsiderojmë deklaratat e Dodik dhe Vuçiç që në 4-5 do të ketë një asamble serbe që do të zhvillohet, është rruga e para kur de-facto dhe de-jure që përpjekja e Serbisë për t’u bashkuar me Republika Srpska dhe shkëputja Republika Srpska kërkon që të jetë një fakt.
Ky do të jetë një problem për të gjitha vendet e Ballkanit me kosto të mëdha dhe këtu kërkohet një vendimmarrje sa më e shpejtë e BE dhe vendeve anëtare të NATO-s.
Unë e mendoj NATO si diçka që i shërben interesit kombëtar, një gjë që nuk i takon vetëm historisë, apo neve që merremi me politikë sot , i takon sidomos brezit të ri.
Parlamenti ka nis një iniciativë për të ngritur një komision sa i përket dezifomimit, unë mendoj që është vetëm një pjesë e problemit, por prap është mirë që kërkon të ngrejë një komision të tillë, sepse influencat ruse, kineze, iraniane apo edhe të tjerë janë të dukshëm dhe lufta hibdride ka kohë që zhvillohet në Ballkan.