Arrestimi i Veliajt, Rama: Rezultat i një novele anonime
Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se, sipas tij, hetimi ndaj Erion Veliajt ishte rezulatat i një novele anonime të nisur në shkurt të vitit të kaluar.
Rama tha se kjo është një çështje që nuk ka një hetim për korrupsion, por hetim për një person dhe jetën e një njeriu.
“Paraburgimi i personave të zgjedhur është një fenomen sui generis me të cilin ballafaqohemi ne këtu.
E përsëris që në nuk kemi asnjë domosdoshmëri për ta vazhduar këtë luftë.
Gjendemi para një çëshjtje që nuk ka një hetim për korrupsion, por hetim për një person dhe jeta e një njeriu.
Si rezultat i një novele anonime, të depozituar në shkurt të vitit të kaluar.
Nuk jam i zhveshur nga interesi, sepse në fund të fundit, jam drejtuesi i forcës më të madhe politike të vendit”, - tha Rama.