Arrestimi i Gëzim Çelës/ Paralajmëron Balla: Personat në kërkim nuk i fshihen dot drejtësisë

Arrestimi i Gëzim Çelës/ Paralajmëron Balla: Personat

Këtë të premte është vënë në pranga nga autoritetet në Kosovë, Gëzim Çela, i njohur ndryshe si baroni i drogës.

Për arrestimin e Çelës ka reaguar pak minuta më parë ministri i Brendshëm, Taulant Balla.

Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Balla deklaron se pandërshkueshmëria do të marrë fund ndaj kujtdo që kujton se do të vazhdojë t’i fshihet drejtësisë.

“Forca e ligjit do të godasë mbi këdo dhe pandërshkueshmëria do të marrë fund ndaj kujtdo që kujton se do të vazhdojë t’i fshihet drejtësisë. Përgëzoj Policinë e Shtetit, e cila në bashkëpunim me një agjenci të rëndësishme partnere dhe me strukturat ligjzbatuese të Republikës së Kosovës kanë bërë të mundur arrestimin e shtetasit Gëzim Çela, një person i dënuar dhe i kërkuar prej shumë kohësh nga drejtësia në Shqipëri”, shkruan ministri i Brendshëm.

EMISIONET