Arrestimi i Erion Veliajt, Lëvizja Bashkë protestë para Kryeministrisë: Rama të japë dorëheqjen!
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Shkurt 2025, 19:07
Lëvizja Bashkë ka mbajtur pasditen e sotme protestë pas arrestimit të Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. sipas protestuesve korrupsioni nuk mbaron me arrestimin e Veliajt por shkon më lart, pra te kryeministri Rama.
Lëvizja Bashkë ngre akuza se kryeministri Rama duhet të ishte në burg bashkë me Erion Veliajn sipas tyre për inceneratorët, lejet e kullave në Tiranë, ligjin e investitorëve strategjikë dhe koncesionet e shumta.