Andoni: Rama po merret me problemet e brendshme në PS, do të shmangë hijen e SPAK-ut

Në një intervistë për Ora News, analisti Ben Andoni tha se PS është pothuajse e mbyllur si parti, ndërsa PD-ja po bën lëvizjet e saj.

Ai shtoi se kuptohet se hija e SAPK është mbi formacionet dhe kryesisht mbi mazhorancën, pasi kjo e fundit është goditur shumë për korrupsion.

Andoni: Besoj se ka një sens për këto takime. Mesa duket për shkak të mungesës së ideve dhe projeksioneve për zhvillimin e vendit, por merret më shumë për organizimin e brendshëm. PS është pothuajse e mbyllur. Ndërsa PD-ja po bën lëvizjet e saj. Kur do të dëgjosh referencat se çfarë deputetët dhe të dërguarit e partive, shikon se nuk kanë referenca nga baza dhe problematikat e tyre.

Rama ka qenë shumë kritik me njerëzit e tij. Kuptohet se hija e SPAK është mbi formacionet dhe kryesisht mbi mazhorancën, pasi kjo e fundit është goditur shumë për korrupsion. Rama do ta shmangë këto dhe tu dalë para problemeve që projektohen. Nuk presim surpriza, sepse kryesisht lëvizin njerëzit e niveleve të ulëta, por këtu çdo gjë e di kryetari.

EMISIONET