Amnistia Penale/ Manja: 95% e veprave penale janë të përjashtuara! S’kemi qëllim të amnistojmë asnjë të dënuar nga GJKKO

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, u shpreh se në projektligji për amnistinë penale është e cunguar dhe në të janë përjashtuar “95 për qind e veprave penale të Kodit Penal”.

Në një deklaratë për mediat, Manja iu përgjigj edhe akuzave të opozitës se amnistia “po fal edhe të kurruptuarit”.

“Askush prej nesh s’ka pasur si qëllim të amnistoj asnjë person të dënuar nga GJKKO. Ulja e dënimit për shkak të amnistisë nuk ta heq njollën. Në variantin fillestar ky amendament nuk ka qenë. Përfitojnë 3 ishte punonjës policie të dënuar në pikën kufitare të Morinës.

Iliri është i martuar ka 7 fëmijë ka qenë i dënuar me shërbim prove. Është punësuar i është kthyer normalitetit jetës së rregullt dhe do të bëjmë çmos të arsimojë 7 fëmijët. Gjithësi meqë jemi te amnistia e solla shembullin e Ilirit se amnistia penale një nga parimet kryesore ka humanizmin. Bëhet për amnisto për një kategori të dënuarish që kanë vuajtur 2/3 e dënimit. Ka mbi 4 vjet që në Shqipëri ka pasur amnisti penale. Më vjen keq që nuk e kanë lexuar ligjin. Hodhi sikush një gurë në zall dhe u bën të gjithë bashkë e thanë: O burra të shpëtojmë Republikën”, u shpreh Manja.

EMISIONET