Ambasadori i Holandës: Bashkëpunimi politik, i rëndësishëm për integrimin në BE

Ambasadori i Holandës: Bashkëpunimi politik, i

Ambasadori i Holandës në vendin tonë, Reinout Vos gjatë qëndrimit në Korçë u shpreh i impresionuar për arritjet e Shqipërisë, ndërsa nënvizoi se duhet akoma punë.

“Jam i impresionuar që Shqipëria ka bërë në detyrat e shtëpisë dhe prezantimin që ka bërë në Bruksel vitin e shkuar, por akoma ka nevojë për punë për të ardhmen europiane”, deklaroi ai.

“Është e vërtetë që BE ka interes për Ballkanin Perëndimor, tha ambasadori Vos, por theksoi se u mbetet vendeve të Ballkanit Perëndimor për të për të punuar fort për integrimin në Bashkimin Europian”

Ai theksoi se për integrimin e Shqipërisë është i rëndësishëm bashkëpunimi i opozitës me mazhorancën, duke vlerësuar edhe rikthimin e jetës normale të Parlamentit.

“Është shumë e rëndësishme hapja e kapitujve për në BE, kryesisht në të drejtën dhe ligjin, ne shpresojmë dhe jemi shumë optimist në rrugën e Shqipërisë në këtë drejtim.

Jam i kënaqur që si opozita ashtu dhe mazhoranca janë duke punuar së bashku në Parlament, pasi reforma zgjedhore dhe e ardhmja e Shqipërisë në BE, janë të rëndësishme për vendin, kështu që duhet bashkëpunimi i të dy palëve”, theksoi ai.

Ambasadori Vos iu përgjigj interesit të medies edhe për Komisionit Parlamentar për Dezinformimin.

“Është shumë herët për të folur, pasi kjo është një vendimmarrje shumë e re dhe na duhet kohë për ta parë dhe për të thënë diçka mbi të”, shtoi ai.

Ambasadori i Holandës në Shqipëri, Reinout Vos ndodhej në Korçë në kuadër të një aktiviteti që u mbajt në galerinë e Artit Digital.

EMISIONET