Alibeaj: Partitë e vjetra nuk janë shembull, platforma jonë për drejtësinë dhe listat e hapura
Përmes një interviste në Ora News, Enkelejd Alibeaj nga Djathtas 1912 tha se është në akord me të gjitha forcat e tjera që pranojnë parimet e tyre politike.
Alibeaj: Bazuar tek platforma që kemi lançuar qysh në dhjetor. Është avancuar të paktën me LZHK-në dhe Bindjen Demokratike dhe lëvizje të tjera që kemi arritur një akord. I drejtohet çdo projekti politik për të pranuar atë platformë duke filluar qysh marrëdhënie me drejtësinë deri tek listat e hapura. Nuk jemi interesuar se çfarë ndodh me grupimet e vjetra politike.
Në PS nuk ka zhvillime për zgjedhje apo primare, me natyrë demokratike. Nuk keni për të dëgjuar as për çështje programi. E njëjta situatë është edhe në PD. Kanë një ankth për bërjen e primareve. Primaret krijojnë incidente apo shëndoshin partinë. Asgjë nuk ka për tu marrë shembull në këto grupime. Në buqetën tonë të aleancës janë të mirëpërcaktuara linjat kryesore.