Alibeaj në Berat: Votat për Bashkë Fitojmë shkojnë për hallin e Berishës

Për Enkelejd Alibeajn, Partia Demokratike po përdoret nga ish-lideri Sali Berisha. Gjatë një takimi në Berat ku kërkoi mbështetjen për këshillin bashkiak, Alibeaj u shpreh se demokratët janë të ndarë për shkak të Berishës.

Enkelejd Alibeaj, kryetari i komanduar i Partisë Demokratike vijon me akuzat ndaj ish-kryetarit të tij Sali Berishës.

Gjatë një takimi në Berat ku kërkoi mbështetjen për këshillin bashkiak, Alibeaj tha se Berisha po e përdor Partinë Demokratike për interesat e tij personale.

"Do të vazhdojë kjo parti të jetë e djathta në vend kur vetëm parti të majta ka pavarësisht ngjyrimeve. Rreziku ka qenë i madh sepse vinte nga një individ përfitues i madh nga PD, lideri i madh historik ka garantuar pjesën e vet në histori dhe e ka marrë këtë prej demokratëve.

Duke parë se çfarë flet dhe bën tani kundër aleatëve tanë perëndimorë, kundër vlerave euroatlantike për mua nuk do të ishte e pamendueshme që veprën "Rreziku anglo-amerikan për Shqipërinë" të mund ta kishte shkruar edhe Sali Berisha në atë kohë."

Sipas kryedemokratit të komanduar, PD është e ndarë në dy grupime të ndryshme.

"Ndarja e madhe që është bërë është ndarja mes hallexhinjve nga njëra anë dhe njerëzve të lirë nga ana tjetër."

Ndërkohë në Tiranë, kandidati i partisë opozitare Roland Bejko vijon me takimet me qytetarët dhe bizneset në zona të ndryshme ku dhe kërkon votën e tyre.

zgjedhjet e 14 majit fushata zgjedhore

EMISIONET