Akuzohet për shpërdorim detyre, Apeli shtyn me datë 30 maj vendimin për ish-kryebashkiakun e Bulqizës, Lefter Alla
Gjykata e posacme e apelit ka shtyrë me datën 30 Maj ora 10 vendimin për ish kryetarin e bashkisë së Bulqizës Lefter Alla i cili akuzohet për shpërdorim detyre dhe shkelje e barazisë në tendera.
Këtë të martë në senacën gjysore avokati i tij mbrojtës paraqiti një kërkesë për përjashtimin e gjyqtarit Dhimiter Lara me arsyen se ai ka shqyrtuar një kërkesë kur cështja ka qënë në fazën e hetimit.
Ish-kryebashkiaku i Bulqizës Lefter Alla dhe 8 persona të tjerë të u gjetën fajtorë nga Gjykata e Posaçme, për akuzat e shpërdorimit të detyrës, shkelje të barazisë në tendera dhe falsifikimit.
Alla u dënua me 3 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar përfundimisht do të vuajë 2 vite heqje lirie.
Përveç ish-kryebashkiakut janë dhënë vendimet edhe për: Enkeleda Lleshi, Rubin Kola, Arsen Gjoka, Kujtim Zogu, Erion Isaku, Leonard Daçi, Rasim Daci, Aqif Konesha dhe Dali Gazidedja.