Abilekaj: Rama i shmanget llogaridhënies përmes propagandës në rrjetet sociale
Analisti Enton Abilekaj shprehet se kryeministri Edi Rama, përmes përdorimit dhe propagandës në rrjetet sociale, po përpiqet t’i shmanget kërkesës së llogaridhënies.
Abilekaj tha se përmes rrjeteve sociale, Rama i shmanget llogarisë, mbi mënyrën se si ka qeverisur 4-vjeçarin e tij në pushtet.
Kjo sipas Abilekajt, shihet qartë te podcast-et që zhvillon, duke shmangur përballjet televizive dhe gazetarët për të dhënë llogari mbi qeverisjen e tij.
“Llogaritë janë bërë ndryshe, me të dhëna të tjera. Kjo luftë të dhënash është bërë me e dukshme me ndalimin e TikTok. Një kryeministër nuk zgjedh median, por rrjetet sociale. Kryeminmistri ka për detyrë të kalojë nëpër filtra, që të japë llogari për publikun. Ai s’po jep llogari për 4-vjeçarin e vet, të vendoset para gazetarëve se ku janë premtimet e tij në 4 vite.
Kemei rastin tonë në Tiranë, në ERTV, tani është podcast-i. Komunikimi sy me sy, një mënyrë e drejtpërdrejtë për të shmangur llogaridhënien, se vetëm kështu mund t’i manipulosh. Me median dhe Tv është e vështirë, pasi nuk manipulon dot. Në konferenca shtyrpi kur gazetari e pyet Ramën, ai i heq mikrofonin, e bullizon, e denigron, si e vetmja mënyrë për të mos dhënë llogari”, tha Rama per Syri tv.