4 MILIONË EURO/ Kapet 31-vjeçari shqiptar me 93 kg kokainë arrestohet
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Shtator 2024, 21:49
Një sasi e konsiderueshme lëndë narkotike kokainë është sekuestruar në Itali gjatë një operacioni policor në Brianza.
Një 31-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane për trafik droge, pasi në banesën e tij u gjet dhe sekuestrua një sasi prej 93 kg kokainë.
Vlera e drogës përllogaritet në rreth 4 milionë Euro nëse do të shitej me pakicë.
Drejtoria e Policisë së Milano, në bashkëpunim edhe me Prokurorinë, inicioi një hetim për të goditur trafikun dhe shpërndarjen e drogës në sheshet e Monza dhe Milano.