“20 shkurti” dhe “Zgjedhorja”/ Për herë të parë grupimi i Bardhit dhe ai i Berishës “takohen” në selinë e PD-së

Fraksionet e Partisë Demokratike, Grupimi i Gazment Bardhit dhe ai i i "Rithemelimit" që drejtoehet nga ish-kryeministri Sali Berisha mblidhen këtë të hënë në selinë blu, që është dhe mbledhja e parë që zhvillohet në seli.

Ky akt vjen 3 orë para mbledhjes së Këshillit Kombëtar që zhvillohet po në këtë seli, si dhe para protestës së 20 shkurtit.

“Të nderuar kolegë, Nesër, e hënë, ora 15:00, do të zhvillojmë mbledhjen e grupit parlamentar, në selinë qëndrore të PD. Ju falenderoj!”, thuhet në njoftimin e djeshëm të Bardhit.

Në këtë mbledhje do të diskutohet çështja e bashkimit të PD dhe mbetet për t’u parë nëse Gazment Bardhi do të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së të drejtuar nga Sali Berisha që zhvillohet në orën 17.00.

Kjo do të jetë hera e parë që kjo mbledhje mbahet në selinë blu, që prej ndarjes së demokratëve në disa grupime. Ndërkohë, drejtuesit e Partisë Demokratike prej një jave po takojnë strukturat për të organizuar protestën e 20 shkurtit.

EMISIONET