100 MIJË VOTUES NGA JASHTË! Në 19 ditë u thye parashikimi për diasporën që voton në 11 maj

Brenda 19 ditësh u regjistruan 100 mijë emigrant që kërkojnë të votojnë në 11 maj. Madje në 4 ditët e fundit në KQZ rezulton se ka një rritje të kërkesave. Të dhënat zyrtare tregojnë se shqiptarët që jetojnë në Itali e Greqi kanë interes të shtuar, ndërsa Tirana e Fieri ka numrin më të lartë

Këtë të enjte numri i emigrantëve që kërkojnë të votojnë në Shqipëri e kaloi 100 mijë, shifër që u arrit brenda 19 ditëve.

Kur kanë mbetur edhe 40 ditë nga afati i lënë nga KQZ-ja për t’u regjistruar votuesit nga jashtë vendit, janë shqyrtuar 98 mijë kërkesa, prej të cilave 60 mijë janë pranuar.

Nga të dhënat zyrtare, 62 për qind e aplikantëve janë meshkuj, ndërsa kryesojnë moshat 26 deri në 45 vjeçar që përbëjnë më shumë se gjysmën.

Nga ana tjetër, të rinjtë deri në 25 vjeç përbëjnë vetëm 10 për qind të totalit.

Emigrantët nga Italia qëndrojnë të parët nga numri i aplikimeve, dhe më tej Greqia, që janë mbi 60 për qind e të regjistruar. Më pas renditet Gjermania, SHBA, Anglia e Franca.

Në total janë regjistrimet janë realizuar nga 103 shtete duke treguar edhe hartën e shpërndarjes së shqiptarëve në botë.

Duket se pesha e votës së diasporës do të jetë vendimtare në rezultat e që pritet të kalojë mbi 20 për qind të totalit të pjesëmarrësve në 11 maj.

Kështu, në Tiranë janë mbi 19 mijë kërkesa ose rreth 2 mandate, numër i lartë vijon në Fier, Korccë e Durrës, duke u ndjekur nga Berati, Vlora, Elbasani, Shkodra e Lezha.

Në to ndikimi shkon në rreth një deputet deri më tani. Ndërkaq, Kukësi renditet i fundit me 1701 emigrantë.

Edhe pse pritej që me kalimin e ditëve të kishte ulje të numrit të regjistrimeve, vihet re se në ditët e fundit ka një shtesë, nga rreth 4 mijë në ditë në javën e parë më mbi 7 mijë në katër ditët e fundit.

Sipas procedurave, pasi miratimit të kërkesës në KQZ, pas 11 marsit do të bëhet dhe publikimi i listës së zgjedhësve duke I hequr nga votuesit brenda territorit.

 

Fleta do t’u dërgohet me postë në vendin ku kanë deklaruar qëndrimin, dhe po ashtu do të kthehet, ndërsa koston do ta paguajë KQZ-ja.

EMISIONET