Politika si la shije të mirë, Muka: Dy javë në Ministrinë e Arsimit më mjaftuan të kuptoj se më pëlqen shkenca

Politika si la shije të mirë, Muka: Dy javë në

Ai është shumë aktiv kur bëhet fjalë për çështje të arsimit dhe ato shëndetësore, qoftë përmes zërit të tij në rrjetet sociale por edhe në mediat.

E nisi me denoncimin e plagjiaturave, mbështeti protestat e studentëve në 2018 dhe tashmë kontribuon me ekspertizën shkencore për koronavirusin atje ku i kërkohet.

Po flasim për Taulant Muka, mjek epidemiolog dhe drejtues i grupit kërkimor në Universitetin e Bernës.

Edhe pse një person tejet i angazhuar, duket se politika nuk e tundon për momentin, pasi siç thotë ai, dy javë si zëvendësministër i Arsimit në kohën kur Lindita Nikolla drejtonte atë institucion i mjaftuan për të kuptuar që shkenca është fusha që i rri më mirë dhe gjen veten.

Taulant Muka: Jam marrë vetëm dy javë në Ministrinë e Arsimit dhe aq më mjaftuan për të kuptuar që më pëlqen më shumë shkenca për momentin. Sot jo vetëm Shqipëria po gjithë bota kanë nevojë për ekspertizë, shkencë, për të kuptuar numrat dhe zhvillimin e evidencës. Nëse nuk ke ekspertizë merr masat e gabuara sikurse ka ndodhur në Shqipëri.

Në intervistë për emisionin "Ditë e Re" në Rtv Ora, Muka ndau opinionet e tij edhe mbi situatën  e Shqipërisë nga Covid -19, ku numri i rasteve ditorë vazhdon të jetë një shqetësim për autoritetet dhe vetë qytetarët.

 -Intervista në studio me moderatorët Arjola Shehu dhe Arjon Muça, përgatiti për online Besjana Kuçana  

EMISIONET