Politika në zi, gjendet e pajetë në banesë ish-deputetja dhe ish-ministrja

Zi në politikën italiane. Është ndarë nga jeta Jose Santelli, president e rajonit të Kalabrisë.

Politkanja, pjesë e Forza Italia, është gjetur e pajetë në banesën e saj në Cosenza gjatë natës së shkuar, shkruajnë mediat italiane, raporton Ora News.

Santelli, që mbushte 52 vjeç në dhjetor, ishte prej kohësh në luftë me kancerin.

E para grua presidente e Rajonit të Kalabrisë, Santelli ka qenë më herët edhe deputete, për here të parë në vitin 2001.

Në vitet 2001 dhe 2006 ka mbajtur edhe postin e ministres së drejtësisë gjatë qeverisë Berlusconi II dhe III.

E diplomuar në universitetin e Sapienzas në Romë, ajo ishte anëtarësuar në Forza Italia që në vitin 1994.

Jose Santelli

/a.r, OraNews

Bota Lajme itali Lajmi i fundit presidente e kalabrisë jose santelli e vdekur forza italia

EMISIONET