Ekskluzive-PolitikOn/ Arvizu: I lumtur që nuk jam ambasador tani. Debati Trump-Biden i kujtoi Shqipërinë

Ekskluzive-PolitikOn/ Arvizu: I lumtur që nuk jam ambasador tani. Debati

INTEVISTA E PLOTE/ Në puntatën e dytë të Politik On në RTV Ora ishte i ftuar në një lidhje live ish ambasadori i SHBA-ve në Tiranë, Aleksandër Arvizu.

Ai komentoi debatin që u bë midis kandidatëve për Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump- Joe Biden dhe u shpreh se nëse do duhet të zgjedhë një fitues ai është Biden.

Por, Arvizu thekson se askujt nuk i ka pëlqyer ai debat që u bë.

Lela: E ndoqët debatin Trump-Biden dhe çfarë konkluduat kur ky debat përfundoi?

Arvizu: Unë e pashë të gjithën, 90 minuta. Ishte shumë e vështirë për ta parë dhe në fund nuk u ndjeva mirë.

Lela: Çdo të thotë nuk u ndjeva mirë? Ju kujtoi Shqipërinë?

Arvizu: Epo nëse do të ishte në Shqipëri do të ishte diçka që jam mësuar, por jam mësuar me stilin amerikan të debatit dhe duhet të kujtojmë që ne sponsorizonim debate të të rinjve.

Dhe kjo është çka unë jam mësuar duke qenë amerikan.

Lela: A pati të fituar nga ky debat?

Arvizu: Është e vështirë të thuash se dikush nga ata fitoi sepse kishte shumë biseda tyre dhe ishte shumë hutuese.

Bazuar në atë çka kam lexuar, mbrojtësit e Trump janë pro sfidave, por unë mendoj se njerëzve nuk ju pëlqeu aspak. Kështu që mendoj që Biden ishte fitues.

Për mua më mirë të fitojë Biden, por më mirë për shqiptarët, nuk është se ka ndonjë ndikim. Shqipëria është një vend i vogël në Ballkan, që nuk është objekti i këtij debati presidencial. Por besoj se me Biden do të kemi një stabilitet dhe rikthim të diplomacisë në Evropë. Reputacioni i SHBA-së në botë ka rënë dhe nuk e di se si do të veprojmë.

Me Trump gjithçka është një e panjohur e madhe, ndërsa me Biden gjërat janë më të parashikueshme.

Lela: Ambasador unë nuk rri dot pa e bërë një koment në lidhje me preferencën tuaj që është Biden. Komenti është që vërtetuat dyshimet e anti-sorosjanëve në Tiranë që ju jeni sorosian, e kam në gjysmë shaka, por ju e dini që janë edhe gjysmë të vërteta.

Arvizu: Unë nuk mendoj se është gjysmë, unë nuk pozicionohem, por diskutimi në lidhje me zotin Sorosin është një diskutim tjetër, që do jem shumë i lumtur për të folur një ditë tjetër. Unë mbështes traditat dhe vlerat amerikane të cilat i kam përfaqësues. Jam shumë i lumtur që nuk jam ambasador sepse do më duhej të përfaqësoja këto aktualitet që për mua do të ishte shumë e vështirë. Mendoj  se populli amerikan është gati për këto zgjedhje, populli është gati për këto zgjedhje por më vjen keq që Amerika është e ndarë.

Lela: Një pyetje të fundit. Duke ju falenderuar që të vazhdoni me ditën tuaj, kur po ngjitesha në koridoret e RTV Ora, ndërmjet fotove pash edhe një foto tuajën që kapte çastin e një vizite tuajën. Kanë ndryshuar shumë kohët.

Arvizu: Kanë ndryshuar, shpresoj që do ti bëni të fala të gjithëve tek Ora, duke përfshirë këtu edhe Beti Njuma. Kam kujtime shumë të këndshme nga koha ime në Shqipëri dhe gjatë kohës që isha tek Ora News mendoj se e përfaqësova ambasadën më së miri. Kështu që ju dërgoj urimet e mia më të mira dhe të përzemërta tek njerëzit e Ora News dhe të gjithë stafit tuaj.

Lela: Ambasador ju përshëndes.

Arvizu: Faleminderit për mundësin, më mungon shumë Shqipëria.

https://youtu.be/cS1ROTj89bI

/A.P/Ora News/

Vendi Lajme Politikë alfred lela politikon arvizu

EMISIONET