Poligoni i qitjes kthehet në kamp të përkohshëm për strehimin e emigrantëve

Rreth 4,000 deri në 5,000 migrantë dhe refugjatë nga Moria pritet të strehohen në poligonin e qitjes së ushtrisë.

Poligoni me një sipërfaqe prej 128 hektarësh, është i rrethuar, por natyrisht pa infrastrukturë. 

Prej orës 11:00 të mëngjesit të së premtes, helikopterët kanë nisur transportimin e çadrave që po instalohen në zonë.

Në fazën tjetër pritet transferimi i migrantëve.

Numri i përgjithshëm i migrantëve që u larguan nga kampi Moria që u dogj nga zjarri është 12,700. 

Forcat e policisë pritet të lokalizojnë dhe grumbullojnë migrantët që refuzuan të mblidhen për tu dërguar më pas në kampin e përkohshëm në poligonin e qitjes.

Rajoni Lajme Greqi Greqi Moria djegia e kampit te refugjateve

EMISIONET