Në Filadelfia kanë shpërthyer protesta të dhunshme pasi një 27 vjeçar është qëlluar për vdekje nga policia.

Protestuesit kanë djegur makinat që i kanë dalë para dhe kanë thyer xhama dyqanesh. Policia ka arsyetuar se i riu, i identifikuar si Walter Wallace ka pasur thikë në momentin që e kanë thirrur për t’u dorëzuar.

Qindra qytetarë kanë vërshuar në rrugë për të protestuar kundër aktit policor.