Policia e Shtetit ka njoftuar se në 24 orët e fundit 994 qytetarë janë gjobitur pasi nuk kanë respektuar masat anticovid.

Sipas njoftimit, 986 prej tyre janë ndëshkuar me masën 3.000 lekë, pasi nuk kishin vendosur maskat mbrojtëse.  192 shtetas janë ndëshkuar për faktin se udhëtonin në mjete private me persona me të cilët nuk kishin lidhje familjare apo në mjetet e transportit publik, pa vendosur maskat mbrojtëse.

Gjithashtu gjatë kontrolleve është konstatuar një subjekt që ushtronte aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë. Për administratorin e këtij subjekti është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë. 

7 shtetas që janë konstatuar duke lëvizur në këmbë pas orës 20:00, janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë.