Policia ndalon protestën e mjekëve, Vasili: Çfarë turpi!

Policia ndalon protestën e mjekëve, Vasili: Çfarë turpi!

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili reagon pas mohimit që Policia e Shtetit i bëri protestës së thirrur nga mjekët e QSUT.

Sipas tij, Rilindja që dje i quante "heronj", sot me policinë e saj u ndalon grevën.

"Kur Rilindja bën mbledhje partie, kur çojnë qindra policë të shembin teatrin, apo të bëjnë propagandë bashkiakë plot me njerëz s'ka asnjë rëndësi COVID", shkruan ndër të tjera Vasili.

Reagimi i plotë i Vasilit:

Vete Rilindja i dje i quante heronj mjeket dhe po vete sot policia saj ju ndalon greven.

Mjekeve u ndalohet greva nga policia e rilindjes gjoja me sebepin e COVID.

Kur bejne Rilindja ben mbledhje partie, kur cojne qindra police te shembin teatrin, apo te bejne propagande bashkiake plot me njerez s'ka asnje rendesi COVID.

Po a kane turp keta.

Cfare po kerkojne mjeket?

Sindikata e Mjekëve të Shqipërisë i ka kerkuar Qeverisë shqiptare :

1. rritje e vlerësueshme e trajtimit financiar,

2.sigurimin e jetës së personelit shëndetësor,

3.sigurimin e të gjitha kushteve për një ushtrim dinjitoz të detyrës së tyre

4. shpalljen dëshmorë te mjekëve, që humbin jetën në detyrë.

Rilindja paguan miliarda euro per koncesione e tendera sekrete, ndersa kaq pak euro per keto kerkesa minimale te mjekeve nuk i jep kurrsesi.

Cfare turpi!

Rilindasit me Edi Ramen ne krye & Co dilnin neper TV dhe benin sikur çirrnin zemren per mjeket.

Mjeket nuk kane nevoje per duatrokitje ballkonesh, por per mbeshtetje financiare,siguri ne pune , kushte dinjitoze dhe respekt.

Vendi Lajme policia Politikë Lajmi i fundit petrit vasili qsut mjeket Aktualitet covid19 reagimi

EMISIONET